E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Trump: SHBA nuk do të tërheqë sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave

Shtetet e Bashkuara nuk do të tërheqin sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave, tha presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter të shtunën.

“Ministri i Jashtëm iranian tha se do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, por fillimisht duhet të hiqen sanksionet.. Jo faleminderit”, tha Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i është përgjigjur të dielën presidentit Trump përmes një postimi në Twitter, ku tha se Irani është ende i hapur për bisedime nëse Amerika tërhiqet nga sanksionet.

“@realdonaldtrump (Donald Trump) është më mirë të fokusojë komentet për politikën e jashtme në fakte sesa në titujt e @FoxNews dhe përkthyesit e tij të gjuhës Farsi”, tha Zarif.

Kujtojmë se tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë ngritur edhe më shumë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një sulm ajror në Bagdad nga SHBA-ja dhe sulmit ajror të Iranit në bazën ushtarake amerikane në Irak, shkruan “Rel”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...

I gjithë rrjeti kundër Beatrix, reagon nëna e këngëtares

Beatrix Ramosaj me Donald Veshajn pranuan publikisht se kishin pëlqim për njëri-tjetrin dhe mbrëmë dhanë edhe puthjen e parë. Por pas kësaj puthje, i...

Durrës/Xhaxhai 50-vjeçar në një lidhje dashurie me mbesën 27-vjeçare

Një personazh që njihet në Durrës, 50-vjeç, është vënë në pranga pas denoncimit nga mbesa e tij, sepse ai nuk pranonte që ti jepnin...