Si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin, 4 persona kanë ndërruar jetë.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar zyrtarisht lajmin në fjalë.
Një viktimë është raportuar në Kurbin, ndërkohë që dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Ndërkohë që një trup i pajetë është nxjerrë në Durrës.