Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tërmeti, gjithkush e ka një dëshirë!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Nga: Lutfi Dervishi

Të banosh në katin e 12, nuk përjeton frikë nga tërmeti. Eshtë diçka përtej frikës dhe ankthit. Mpirje. E megjithatë duhet të lëvizësh.
Nga këshillat e sizmologëve dhe veçanërisht të you tube-it, pozicioni më i sigurtë për të kaluar goditjet vertikale dhe horizontale është tek dera ose poshtë tavolinës (nëse nuk e ke prej xhami). Dera është edhe kujtesë, për t’ia mbathur një orë e më parë.

Me ngut kap çantën e vogël, pastaj një çantë të madhe. Të gjithë në nxitim e sipër duam të marrim nga një çante me vete, dhe të ndalojmë pak para pasqyrës para se të dalim. Një kushëri 18 vjeçar që ishte për fundjavë, kërkon me ngut celularin, karikuesin, furçën e dhëmbëve dhe atletet. Pastaj kthehet sërish se ka harruar diçka të rëndësishme në dhomë. Nuk kam fuqi për të ngritur zërin. Dëgjohet vetëm mërmërima ime: të lutem….mes ulërimave që jehonin nga katet e mëposhtme.

Komshiu një kat më poshtë tregon xhentilesën e tij krejt të pazakontë në ditë tërmeti, dhe na fton në ashensor- ejani se ka vend edhe për ju- tha. Vendi më i pakëshillueshëm për të lëvizur, sipas ekspertëve. Vijojmë zbritjen e shkallëve, dhe për shkak se lëvizim me çanta – një pensioniste që ka dalë te dera thotë: sa mirë, po ikni! E paskeni shitur shtëpinë?!

Përpara nesh kërcen i lumtur një djalë 10 vjeç – “ Do Zoti është shembur shkolla”- thotë ai, dhe nga lartësia me të cilin kërcen është krejt i bindur se të hënën e ka pushim. Një biznesmen që ka në pronësi median dhe që ka në dorë vetëm kuletën dhe kapelën, ka një dëshirë edhe më të madhe: i zhytur në kredi, urimi i tij me gulçimeve është krejt i veçantë dhe nuk mund të jetë i vetmi në këtë qytet që ka këtë ëndërr: o bobo .. o Zot ishalla është shembur Banka….

Shoh vëngër kushëririn që u vonua për të dalë, dhe i them: po të mos ishe vonuar, tani do të kishim dalë nga pallati! Në katin e 5 ndeshemi me F. Ai është në prag të pensionit, por inatin më të madh e ka me artistët e Teatrit Kombëtar që nuk ju mbushet mendja se qeveria do ta prish Teatrin për të mirën e tyre. F më kap nga dora, më sheh ngultas në bebe të syrit dhe me një zë përgjërues thotë: ti je gazetar, a ke dëgjuar gjë, është i vërtetë lajmi se është shembur ajo godina e vjetër e Teatrit?

Duke menduar se më e keqja mund të ndodhte nga momenti në moment, por edhe për t’i shpëtuar darës së dorës së tij i thashë:
Nuk ka më Teatër…. Ahhh më kënaqe tani, nuk e kam më frikë tërmetin tha, po futem brenda se mos e japin lajmet. Do të qeras me një kafe për këtë lajm të mirë që më dhe -tha dhe pushoi menjëherë kur dëgjoi zërin e plakës nga brenda: Eja se po e jep televizori tërmetin.

Në sheshin para pallatit duket se ka miting. Marr makinën për t’u larguar nga Tirana në drejtim të Durrësit. Por kthej mendje sapo shoh që epiqendra e tërmetit ishte në Durrës. Isha shumë kurioz për çfarë ishte kthyer kushëriri në dhomë…
Ai fut dorën në çantë sportive, dhe pas pak më nxjerr “antidjersën’ Nivea.
“E mora kot- tha – se paska mbaruar!
Ndjej goditje në stomak dhe makina lëkundet lehtë. Edhe goma m’u desh tani. Ndaloj makinën dhe shoh që gomat ishin në rregull. Ishte goditja e dytë e tërmetit. Shumë më e lehtë se goditja e parë, por jo më e lehtë se “goditja” që mora duke zbritur shkallët.

 

Tags: Lutfi Dervishitërmetettirane

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 maj?!

Tahiri, e megjithatë një kurban i nevojshëm

Rama viziton të lënduarit nga tërmeti: Çdo dëmtim do verifikohet!

Rama viziton të lënduarit nga tërmeti: Çdo dëmtim do verifikohet!

Ishte 5.8 apo 7.5 ballë? Inxhinieri sqaron si maten tërmetet

Ishte 5.8 apo 7.5 ballë? Inxhinieri sqaron si maten tërmetet







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

by mirseda
13:01 | 09/02/2026
0

Shkëlqim Hajdari ka marrë detyrën zyrtarisht si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e mbajtur ai...

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com