Vijon aksioni për shembjen e godinës nr.15 në Qytet Studenti, e cila u shpall e pabanueshme pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Fadromat vazhdojnë punën për shembjen e kësaj godine, ndërsa INUV ka arritur që të prishë vetëm 1/3 e objektit, që është bashkim i dy godinave 5 dhe 6 katëshe.
“Balkanweb” raporton se në plan për t’u shembur janë edhe godinat katër katëshe 18 dhe 19, të cilat janë vlerësuar si të pabanueshme nga Bashkia për shkak të dëmeve nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
Po ashtu Bashkia i ka vendosur shiritin e kuq edhe dy godinave të tjera, ku ishin të strehuar studentë.
Bëhet fjalë për godinat 22 dhe 23, shumë pranë godinës nr.15.