Kosova ka shpallur ditën e nesërme ditë zie, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.
Përmes një komunikate për mediat, presidenca bëri me dije se si pasojë e gjendjes alarmante të krijuar në Shqipëri, nga e cila humbën jetën 18 persona, dita e nesërme do jetë ditë zie në Kosovë.
Pas tërmetit tronditës, Presidenca ul flamurin në gjysmë shtizë
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.
Flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore në Kosovë, brenda dhe jashtë vendit.