Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Tërmetet lënë në qiell të hapur dhjetëra familje, qytetarët: Të shpallet gjendje emergjente!

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tërmetet lënë në qiell të hapur dhjetëra familje, qytetarët: Të shpallet gjendje emergjente!

Tërmetet e vazhdueshme në zonën e Korçës po mbajnë në panik banorët e zonës, pasi edhe 3 tërmete të tjera u regjistruan më herët ditën e sotme. 4 persona mbetën të plagosur si pasojë e tërmeteve si dhe mbi 184 banesa janë shpallur të pabanueshme, nga dëmtimet e mëdha të shkaktuara.

Tërmetet e para u regjistruan mëngjesin e ditës së shtunë në juglindje të vendit, në qarkun e Korçës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Floq, në Kolonjë, ku edhe u shkaktuan dëmet më të mëdha materiale. Tërmeti prej 5.3 ballësh u shoqërua me mbi 20 lëkundje, 6 prej të cilave ishin të forta ndërsa lëkundja e parë zgjati plot 10 sekonda.

Nga tërmetet e ditës së shtunë u regjistruan 4 persona të plagosur dhe mbi 100 shtëpi të dëmtuara, të dala jashtë funksionit.

Emergjencat Civile vunë në dispozicion çadra për banorët e Floqit, ndërsa 90 banorë të fshatit do ta kalonin natën në çadër, pasi shtëpitë ishin të pabanueshme.

Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi raportoi nga Kolonja se 50 banesa ishin të shkatërruara plotësisht vetëm në Floq, ndërsa 20 të tjera në të gjithë qarkun duke e çuar kështu në 70 numrin, ndërsa pjesa tjetër kishin dëmtime të vogla.

Një tjetër lëkundje u regjistrua mbrëmjen e 1 qershorit, në orën 20:50 në fshatin Nikolic, pjesë e Devollit. Lëkundja e magnitudës 4.5 ballë e çoi kështu në 23 numrin total të lëkundjeve të regjistruara, që nga mëngjesi i ditës së shtunë në juglindje.

Pas tërmeteve, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako në një lidhje telefonike për Report Tv, nga Kolonja deklaroi se kishte filluar edhe inventarizimi për të dëmshpërblyer banorët që u janë shembur banesat.

Në zonat e prekura nga tërmeti në Korçë u vendosën çadrat, shtretërit dhe batanijet për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar. Efektivë të Forcave të Armatosura të Mbrojtjes janë vendosur në ndihmë të banorëve për nevojat e tyre.

Bëhet e ditur se në fshatin Floq, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit janë vënë në dispozicion 40 çadra për banorët. Në këtë fshat janë dëmtuar 70 banesa, në Qafëzezë 10 shtëpi, në Vidohovë 20 banesa, ndërsa në Mollas, banesat kanë marrë dëme të lehta.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kishte komunikuar me Forcat Speciale, për të vënë në dispozicion Detashmentin e Korçës në ndihmë të banorëve, për montimin e çadrave që do të shkojnë nga DPRMSH, furnizimin e banorëve me ushqime, si dhe një autobot me ujë të pijshëm.

Tre lëkundje të tjera prekën qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm, duke e çuar kështu në 68 numrin e lëkundjeve brenda 30 orëve, ku më i forti u regjistrua 5.3 ballë i shkallës rihter.

IGJEUM ka regjistruar tre goditjet e datës 3, që nisën që pas mesnate, ndërkohë që të tjera u shënuan në orën 03:06. Goditja e fundit ka qenë e fortë me magnitudë 3.9.

35 prej lëkundjeve në total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter. Ndërkohë numri i banesave të dëmtuara është 184, 60% prej të cilave janë identifikuar si të pabanueshme, njofton ministria e Mbrojtjes pas tërmeteve që prekën Korçën.

Të vendosur në çadrat e dërguara nga Emergjenca Civile, banorët mëngjesin e sotëm janë konfliktuar verbalisht me prefektin Dhori Spirollari, ndërsa kanë goditur njërin nga punonjësit e Emergjencave Civile.

Banorët i kanë kërkuar prefektit që të shpallë gjendjen e emergjencës në mënyrë që të strehohen në ambiente të tjera, pasi shprehen se janë në kushte shumë të vështira. Kushtet janë bërë akoma më të vështira nga reshjet e shiut që vijojnë që të bien.

Tags: dhjetera familjegjendje emergjentenë qiellte hapurtërmetet

TË LIDHURA

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit
Politikë

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit
Aktualitet

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Next Post
Spartak Ngjela: Pushteti nuk mbahet me shpirt nëpër dhëmbë (Video Arkiv)

Spartak Ngjela: Pushteti nuk mbahet me shpirt nëpër dhëmbë (Video Arkiv)

Keni probleme me puçrat në fundshpinë pas depilimit? Ja si të shpëtoni përfundimisht nga to

Keni probleme me puçrat në fundshpinë pas depilimit? Ja si të shpëtoni përfundimisht nga to

Deklarata raciste e Bërnabiç, serbët 200 vite platforma dhe ide për shfarosjen e shqiptarëve

Deklarata raciste e Bërnabiç, serbët 200 vite platforma dhe ide për shfarosjen e shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com