Pas depilimit, femrat vihen gjithmonë në siklet pasi në fundshpinë shfaqen disa puçra. Kjo jo gjithmonë! Mos u drejtoni menjëherë tek farmacisti, por mësoni disa teknika se si ta zgjidhni vetë këtë çështje.
Estetistët na këshillojnë që të mos veshin rroba të ngushta, që ju marrin frymën. Për këtë kanë shumë të drejtë, dhe ky është rregulli i parë që duhet ta zbatoni.
Mundohuni që të mos vishni xhinse të ngushta. Vishni pantallona të lirshme, që nuk ua shtrëngojnë pjesën e vitheve. Mos harroni gjithashtu që rrobat e palestrës të mos i mbani gjatë në trup.
Puçrat janë vërtet të sikletshme, por mos i shtrydhni apo t’i ngacmoni. Ato mund të infektohen, dhe mund të mbeten shenjë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mos kini turp të shihni një dermatolog.