Ish-lideri i PD, Sali Berisha, ka nisur aksionin e tij kundër vendimit të Lulzim Bashës, ku ky i fundit e përjashtoi nga partia që e drejtoi për vite me radhë.
Ish-kryeministri nis ditën e nesërme takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Ai pritet të takohet nesër në orën 18:00 me strukturat e Partisë Demokratike në Tiranë, dhe më pas në ditët në vijim do të shkojë në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Basha përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha deklaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij, nuk donte të nxiste përçarje në parti.
Statusi
Njoftim!
Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 ne Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”!
Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur! Rrofte Partia Demokratike.