Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Tërmet” në Bashkinë e Skraparit, shkarkohen 80 punonjës të administratës

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Tërmet” në Bashkinë e Skraparit, shkarkohen 80 punonjës të administratës

Kryebashkiaku i Skraparit Adriatik Mema ka shkarkuar nga puna rreth 80 punonjës të administratës së Bashkisë. Raportohet se shkarkimet nga puna kanë vijuar gjatë gjithë muajit shtator e në vijim, me motivacione nga më të ndryshmet. Mes motivacioneve janë edhe shkurtimet e strukturave, por rezulton se postet e punonjësve të shkarkuar me këtë motivacion jo vetëm që nuk janë shkurtuar, por janë zëvendësuar me punonjës të tjerë, militantë partie.

Deri tani numri i të larguarve nga puna ka arritur në 80 ndërkohë që fati i tyre i pret edhe punonjësit e mbetur sepse shkarkimet po vijojnë. Të larguarit nga puna kanë deklaruar se janë hequr për arsye politike dhe janë zëvendësuar me militantë partie. Jonida Saliasi, juriste në bashkinë Skrapar që prej vitit 2014, ka punuar si përgjegjëse e sektorit juridik, burimeve njerëzore dhe prokurimeve dhe gëzon statusin e nëpunësit civil.

Në datën 30 Gusht 2019, ajo ka marrë vendimin e shkarkimit nga puna që-sipas saj-është në kundërshtim me ligjin për nëpunësin civil. Ajo shprehet se ligji për nëpunësin civil nuk i jep “tagër” kryetarit të bashkisë që të dalë me një vendim shkarkimi nga puna, për më tepër me një motivacion absurd që është “ndryshim strukture”. Ajo deklaron se, në pozicionin e juristes nuk mund të ketë “ndryshim strukture”, pasi mund të ketë ndryshime emërtesash por detyrat funksionale të juristit nuk ndryshojnë.

Ish/juristja Saliasi deklaron se, Diploma e saj “master shkencor” në Drejtësi është zëvendësuar me një diplomë “bachelor” në Sociologji. Ajo pohon se janë hequr nga puna rreth 80 punonjës dhe ende po vazhdojnë të hiqen nga puna dhe se, të gjithë këta punonjës janë hequr nga puna për shkak të bindjeve partiake.

Diana Ago, një tjetër e larguar nga puna, ka punuar si arkiviste në Ndërmarrjen e Shërbimit, Pastrimit e Gjelbërimit prej 9-vjetësh. Edhe ajo është hequr nga puna në datën 12 Shtator, me motivacionin “ndryshim strukture”. Ago deklaron se, në Ndërmarrje e Shërbimeve, Pastrimit e Gjelbërimit punonin 18 burra dhe e vetmja që është hequr është ajo, që ishte e vetmja grua që punonte në këtë drejtori. Ajo deklaron se, kryeministri u ka kërkuar kryebashkiakëve që të mos hiqen nga puna gratë, por ky urdhër i kryeministrit nuk po zbatohet nga kryebashkiaku i Skraparit. Diana Ago denoncon edhe një fakt tjetër “shokues”, duke deklaruar se edhe në shkollat e Skraparit janë hequr mësues profesionistë dhe janë zëvendësuar me “sanitarë”.

Bora Hysenbelliu, e cila ka punuar 4-vjet në bashkinë Skraapar në shumë funksione, që nga mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik e deri tek specialiste e Zyrës me një Ndalesë, është pushuar nga puna në datën 30 gusht, me motivacionin “ndryshim strukture”. Ajo e cilëson në kundërshtim me ligjin shkarkimin nga detyra, duke deklaruar se, nuk është zbatuar asnjë procedurë ligjore, duke filluar nga afatet e njoftimit e deri tek vjetërsia në punë. Sipas Hysenbelliut, Zyra me një Ndalesë ende funksionon dhe në vend të saj është vendosur një punonjëse tjetër.

Të larguarit nga puna kanë deklaruar, se për të kërkuar të drejtat e tyre në lidhje me shkarkimet e bëra nga kryebashkiaku i Skraparit, ata i janë drejtuar Gjykatës.

I kontaktuar nga News 24 dhe Ballkanweb, kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema ka deklaruar se shkarkimet nga puna kanë ndodhur për dy arsye: për shkak të mospërputhjes së profilit arsimor me detyrës dhe për shkak të ristrukturimit të strukturës së administratës, që sipas kryebashkiakut Mema ka qenë e papërballueshme financiarisht nga bashkia. /Balkanweb

Tags: 80%punonjësskrapartermet

TË LIDHURA

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti
Politikë

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini
Aktualitet

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

18:16 | 23/10/2025
Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

17:40 | 23/10/2025
Next Post
Bërnabiç: Deklarata e Kurtit, paralajmërim për shkelje të CEFTA-s

Bërnabiç: Deklarata e Kurtit, paralajmërim për shkelje të CEFTA-s

Sa do të paguhet për sigurimin e detyrueshëm të ndërtesave

Sa do të paguhet për sigurimin e detyrueshëm të ndërtesave

OKB: 100 000 persona të zhvendosur që prej fillimit të ofensivës turke

OKB: 100 000 persona të zhvendosur që prej fillimit të ofensivës turke







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

by mirseda
22:35 | 23/10/2025
0

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i...

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

22:03 | 23/10/2025
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com