Kroacia u godit mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fortë. Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihters, dhe me epiqendër në afërsi të qyteteve Petrinja dhe Sisak, rreth 50 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Tërmeti është pasuar brenda pak minutash nga një lëkundje sizmike me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, duke shkaktuar panik tek banorët.
Dëmtimi është i dukshëm në rrugët e Petrinja, fasadat janë plasaritur dhe pjesë të ndërtesave kanë rënë në rrugë.