Tentuan të vrisnin 30-vjeçarin në Shkodër, policia identifikon 3 autorët

Policia e Shkodrës shpall në kërkim tre autorët e atentatit të dyshuar ndaj Taulant Pepës, mesditën e djeshme në Shkodër.

Ata janë Sehar dhe Shkëlzen Xhenia dhe Elion (Esmeraldo) Hato. Ky i fundit është personazh i njohur i botës së krimit në Shqipëri, i dyshuar për lidhjet me një sërë ngjarjesh të rënda kriminale nga vrasjet te plagosjet, ku më e bujshme është konflikti në ish-Bllok në Tiranë.

”Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 11:50, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin T. P., 30 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. M., 46 vjeç.”, informoi ditën e djeshme policia.

Pepaj rezulton se është arrestuar në vitin 2017 në qytetin e Shkodrës, pasi po në atë vit, në lagjen “Bahçallëk” kishte plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar me inicialet R. Th.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar një mjet tip “Audi” dhe një targë që i përket njërit nga mjetet me të cilin janë larguar autorët.