Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tentativa e arratisjes tek 313, pezullohen nga puna 6 efektivë

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Detaje të reja janë mësuar nga hetimi për tentativën e arratisjes së dy të dënuarve, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri nga burgu 313 në Tiranë.

Teksa priten rezultatet se pse u shkel regjimi i sigurisë së 313, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar 6 efektivë për dyshimet e shpërdorimit të detyrës. Ata do të jenë të pezulluar derisa të ketë një rezultat pasi burime të sigurta për gazetaren Anila Hoxha tregojnë se janë ende në kërkim, se cili ishte zyrtari që urdhëroi efektivët që të dilnin nga regjimi.

Dyshohet se në tentativën e arratisjes përfshihen zyrtarë ose shefa policie pasi oficerët janë të ndaluar të dalin nga regjimi për të shoqëruar Lulzim Cepele, i cili preu damarët, por nuk u dërgua në spital dhe plaga nuk u konsiderua si e rrezikshme për jetën.

Pavarësisht këtij rezultati, oficerët e regjimit të brendshëm janë urdhëruar që ta çojnë në spitalin e burgut. Rregullorja është e qartë që oficerët e regjimit të brendshëm e kanë kategorikisht të ndaluar që të dalin nga ky regjim. Sa herë ka ngjarje të tilla, duhet të vijnë oficerët e DAP.

Shkelja e dytë, sipas burimeve të sigurta të Top Channel kanë të bëjnë se oficeri në portën kryesore të 313 rezulton se nuk ka qenë i armatosur. Ndërsa shkelja e tretë ka lidhje me efektivët e policisë me shërbim në tarracën ku kryhet ajrosja, pasi për arsye të paqarta atë ditë bëhet me dije se nuk ishin të pajisur me radio dhe kjo ka vonuar njoftimin për arratisje.

Ndërsa në pjesën perëndimore të burgut është konstatuar se në një kolonat kryesore nuk kishte një oficer që të vëzhgonte lëvizje, çka do të thotë se pavarësisht arrestimit të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, arratisja ka patur bashkëpunëtorë ndoshta shefa të policisë së burgut që mund të kenë shkelur kushtet e sigurisë duke favorizuar arratisjen spektakolare të dy të burgosurit që u kapën nga oficerët.

Ndonëse efektivët shfaqen në kamera duke i ndjekur këmbë-këmbës të arratisurit të cilët tetë minuta me pasi u prangosen në shesh pushim, i pasqaruar mbetet edhe fakti tjetër se kush e kishte larguar më herët një zgarë hekuri që gjendej mes ambienteve të ajrimit.

Por neglizhenca kryesore lidhet me mos kontrollin e çantës që mbante Fatmir Pjetri ku ishin fshehur litarët, ashtu si edhe mos kontrolli fizik i asnjërit prej të burgosurve.

Burimet shtojnë se prokuroria po verifikon edhe tre te burgosur të tjerë përveç Cepeles, i cili improvizoi vetëvrasje, ndonëse grupi i hetimit është i bindur se detyrat e policëve në shërbim janë të caktuara qartë dhe se kjo alibi që pretendohet se shpërqendroi gjithë stafin është e vështirë për t’u provuar. /Top Channel

Tags: Arbër Çekajarratisjeburgu 313EfektivëFatmir Pjetri

TË LIDHURA

Aktualitet

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026
Aktualitet

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026
Next Post

FOTO/Nuk lidhej dot me femrat, detaje tronditëse nga vras*si në Angli

Pamje të rënda/ Sherr mes të rinjve, 20-vjeçari përfundon nën rrotat e makinës

Shqiptari në Itali i mori jetën gruas për shkaqe xhelozie e më pas u vet*vra







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

by mirseda
12:22 | 04/06/2026
0

Spak jep pretencen për një nga fraksionet e dosjes së Revanshit Aldo Avdyli 10 vite burg, 6...

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026

“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

11:01 | 04/06/2026

“Rama dhe Berisha në burg!”/ Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës, protesta e rinisë

10:58 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com