Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Tensione në Mal të Zi, deputeti serb kërcënon me luftë në Parlament

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Tensione në Mal të Zi, deputeti serb kërcënon me luftë në Parlament

Tensione dhe dhunë në Parlamentin e Malit të Zi, pas diskutimit të Ligjit për Liritë Fetare.

Pjesëtarët e sigurimit të Kuvendit të Malit të Zi në orët e vona të natës nxorën me dhunë nga salla deputetët e opozitës serbe të Frontit Demokratik (FD), pasi bllokuan votimin e Ligjit për Liritë Fetare.

Ata më pas me furgonë policie janë dërguar në Qendrën e Sigurimit shtetëror në Podgoricë.

Deputetët serbë shkaktuan incidente në sallën e Kuvendit, duke bllokuar foltoren e kryeparlamentarit Ivan Brajoviç, ndërsa nuk munguan thirrjet për luftë, fyerje të rënda dhe tentime për përplasje fizike.

Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij që ishin në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99, siç tha ai.

Por, Kryetari i Kuvendit, Brajoviç kërkoi që Mandiç të mbajë llogari dhe përgjegjësi se po bën thirrje për luftë.

Mazhoranca malazeze me deputetët e komuniteteve tjera refuzuan ndryshimet e paraqitura nga mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në Ligjin për Lirinë e Fesë.

Debati në Parlamentin Malazez për Ligjin për Lirinë e Fesë përfundoi në 26 Dhjetor rreth orës 20:00, ku ligji mori dritën jeshile.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Kryeministri Dusko Markoviç paralajmëroi anëtarët e Frontit Demokratik të opozitës të mos kërcënojnë dhe i hodhi poshtë kërcënimet si të padenjë.

Bllokada në rrugët e disa qyteteve

Mediat malazeze raportojnë për bllokime të rrugëve në Podgorica, Berane, Bijelo Polje, Budvë, Niksiç, Bar, Tivat dhe Herceg Novi.

Policia në disa zona ka arritur të zhbllokojë rrugët dhe se ka ndaluar aktivistë të partisë FD, por pjesëtarët e policisë janë përballur me sulme nga turmat.

Presidenti i Këshillit për Kontrollin Civil të Policisë, Aleksandar Zekovic, dënoi sulmet ndaj policisë gjatë bllokimit të rrugëve në Mal të Zi.

Zyra e Prokurorit të Shtetit tha se po ndjek thirrjet e deputetëve serbë e personave të tjerë, të cilët mund të përballen me vepra penale për thirrjet për një ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues, kryengritje të armatosur, provokimin e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe vepra të tjera të ndjekura.

Çka parasheh Ligji për Liritë Fetare

Qeveria e Malit të Zi miratoi në fillim të dhjetorit një Propozim të ri për një Ligj mbi Lirinë e Fesë dhe statusin Ligjor të Komuniteteve Fetare, i cili nuk është i pranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Një nga dispozitat e ligjit është që objektet fetare dhe pronat e komuniteteve fetare, gjegjësisht kishat dhe manastiret e Kishës Serbe që deri në vitin 1918 kanë qenë në pronësi shtetërore, sërish të bëhen pronë e shtetit. Kjo do të ndodhë kryesisht me ato objekte dhe toka që nuk kanë prova të pronësisë. /INA

Tags: deputet serbmali i ziParlamenttensione

TË LIDHURA

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi
Rajoni

Koçan/ Familjarët e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” marshojnë sërish për drejtësi

20:34 | 08/11/2025
Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar
Rajoni

Trupi i karbonizuar brenda makinës në Skourta të Greqisë mendohet se i përket një punëtori shqiptar

14:58 | 08/11/2025
Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …
Rajoni

Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

12:07 | 07/11/2025
Next Post
“Më kryqëzuat si ‘tradhtar, qen e djall’”/ Rama mesazh për kritikët e Shengenit

“Infekton shpirtin me djallëzi” Rama i rikthehet “anti-shpifjes”, mesazhi i tij

Zbulohet shifra stratosferike, sa do të përfitojë drejtori i ri i “Google”

Zbulohet shifra stratosferike, sa do të përfitojë drejtori i ri i “Google”

Konfliktet në Afganistan/ Regjistrohen 100 mijë viktima në 10 vite

Konfliktet në Afganistan/ Regjistrohen 100 mijë viktima në 10 vite







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës
Politikë

Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës

by mirseda
16:43 | 10/11/2025
0

Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë...

Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari

Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari

16:13 | 10/11/2025
“Do të mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja Spiropali: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon!

“Do të mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja Spiropali: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon!

15:58 | 10/11/2025
Rrëmbim për 5 mijë euro, 3 arrestime dhe 3 në kërkim

Rrëmbim për 5 mijë euro, 3 arrestime dhe 3 në kërkim

15:56 | 10/11/2025
Tiranë – Policia ndalon 25 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Tiranë – Policia ndalon 25 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

15:34 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com