E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

“Tenderi i uniformave të Policisë”, 9 zyrtarët që do hetohen nga SPAK

Pas një hetimi të nisur prej disa muajsh, SPAK ka lëshuar urdhër për kontrolle në banesat e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.

Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera. Mësohet se operacioni po zhvillohet në Tiranë.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se tenderi është mbajtur gjatë vitit 2020, dhe shumë nga zyrtarët janë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Tenderi me vlerë 25 milionë euro u denoncua nga opozita, dhe u bë kallëzim në 2020.

9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët që janë hetuar nga SPAK në tenderin e uniformave të policisë janë: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Edlira Naqellari, 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Blerjeve të Përqendruara në Ministri të Brendshme.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqendruara.

Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. /Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...