E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

“Lashë dy djem rrugëve”, 51-vjeçari pendohet që vr*u gruan

Gjykata e Krujës la pas hekurave 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili vrau me thikë pak ditë më parë bashkëshorten e tij Klarita, 45-vjeç. Gjyqtari i Krujës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 51-vjeçarin brenda ambienteve të Spitalit të Traumës ku ndodhet, pasi tentoi vetëvrasjen. 51-vjeçari ka shprehur pendesë për krimin e rëndë.

Ai ka zbuluar se vrasja ka ndodhur për shkak të debateve për shitjen e një prone. Ky detaj madje është konfirmuar edhe më herët nga djali i madh i çiftit. Autori i krimit ka thënë më tej se çfarëdo që të vendosë drejtësia, e pranon pasi ka kryer një vepër të rëndë.

“Gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. Jam penduar shumë. U pendova që në ato momente, ndaj edhe tentova vetëvrasjen. Debatuam për shkak të shitjes së shtëpisë së prindërve të Klaritës. Llaf pas llafi, ç’të duhet ty, ç’më duhet mua dhe situata u agravua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Jam shumë i penduar. Lashë dy djem rrugëve. Nuk di çfarë të them. Çfarëdo të vendosë drejtësia për mua, e pranoj pasi kam bërë një vepër të rëndë”, mësohet të jetë shprehur 51-vjeçari para togave të zeza që improvizuan dhomën e spitalit si sallë gjyqi, për t’i komunikuar atij masën e sigurisë.

Artan Ismalaja goditi me thikë brenda automjetit bashkëshorten, Klarita Ismalaja, me të cilën ka dy fëmijë, 22 dhe 17-vjeç.

Konflikti mes tyre kishte nisur pasi çifti do të shiste shtëpinë e prindërve të viktimës, pasi familja e vajzës do të transferohej në Tiranë.

Kjo ishte edhe arsyeja që çifti Ismalaj udhëtonte atë ditë (06.07.2021) nga Tirana drejt fshatit Bubq, vend në të cilin ndodhi edhe krimi makabër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...