E shtunë, 27 Shkurt, 2021
16 C
Tirana

Temperaturat e larta, ISHP: 9 këshilla si të shmangni efektet negative shëndetësore

Instituti i Shëndetit Publik, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për të gjithë qytetarët, në këto ditë me temperatura të larta.

Sipas ISHP-së, në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta këshillohet:

  1. Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ora ‪11:00 deri në ‪17:00).
  2.  Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.
  3. Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.
  4. Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.
  5. Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.
  6. Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.
  7. Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.
  8. Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
  9. Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Co*id-19/ Ministria e Jashtme njofton të gjitha masat e reja në Kakavijë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me shtrëngimin e masave që Greqia ka bërë për parandalimin...

“Mos bini pre e politiqenëve”/ Mjeku Kalo sulmon qeverinë

Mjeku i njohur Tritan Kalo i cili vjen afër qytetarëve me ndihmën dhe këshilla për shëndetin, nuk mungon as me mesazhet politike. Kalo ka apeluar...

Me jelek antiplumb, kush është shqiptari që i shpëtoi atentatit në Greqi

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e një shqiptari në Athinë mbrëmjen e djeshme nga dy persona ende të pa identifikuar. Sipas mediave...

Bino nga Korça: Për dy ditë vaksinojmë 500 bluza të bardha

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino teksa vëzhgoi nga afër nisjen e procesit të vaksnimit në Korçë,...

Portieri i Interit nuk përmbahet, ofendon Milanin në rrjetet sociale (Foto)

Barazimi 1-1 mes Milanit dhe Cverna Zvezdës në Europa Ligë nuk ka sjellë mjaft gëzim në shtëpinë e trajnerit Dejan Stankoviç. Serbi i cili në...