Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të tallesh me vdekjen sepse s’kupton jetën

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Socialistët pas Ramës, më keq se PD pas Berishës

Nga: Ben Andoni

Vdekja përbën një subjekt të vështirë për t’u përballur. Kryesisht për njerëzit, që nuk e kanë ndjerë ende trokun e saj të rëndë. Letërsia e ka realizuar përballjen me të me sfida të jashtëzakonshme dhe me përjetime, që kanë sjellë nuancimet e të gjithë ndjenjave dhe perceptimeve të gjithfarëllojshme të njerëzimit në kohë.

Në Greqinë e Lashtë kishte perceptime filozofike kategorike sesi të përballej makthi i aktit më sublim të jetës. Mark Twain, me sensin e tij humoristik të pakrahasueshëm, ia kishte gjetur dhe jetë-vdekjes një kurë: “Jeta do të ishte pafundësisht e lumtur vetëm nëse do të mund të lindnim në moshën tetëdhjetëvjeçare dhe gradualisht të shkonim drejt tetëmbëdhjetave!!”

Askush nuk dëshiron të flasi për të, aq më tepër moshat e reja të bombarduara së fundmi me të prej pandemisë, anipse në momentet e tij tmerri zë vend edhe në fytyrat e tyre. Gjithkush tenton ta sfidojë, sidomos kur del kaq shumë vrazhdë dhe pacipërisht nga goja e politikanëve tanë. Në një nga ekranizimet klasike frënge, edhe Don Zhuani, një personazh cinik, trim i çartur dhe sfidues i përkulet me përulësi anipse me dinjitet. Bodler, këtë moment të tij, e kaloi në apoteozë, në një poezi kushtuar largimit të Don Zhuanit drejt Ferrit nën shoqërimin e Karontit. Dante krijoi një strukturë të tillë me vdekjen saqë njerëzit në të gjallë e identikonin me një krijesë të jo materies së tyre, pasi në përfytyrimet e zakonshme kishte krijuar Ferrin dhe Parajsën në Tokë. Por në kohët tona, kur shkencat kanë filluar t’i qasen normal deri mëtimeve të metafizikës, ne sërish e ndjejmë veten shumë inferior ndaj vdekjes. Dhe, heshtim, sepse ky cak është borxhi sublim që të gjithë do ta paguajmë një ditë apo një tjetër.

Veçse argumenti ynë nuk shkon më shumë në përballjen me të por mënyrën e pandershme sesi po e përdorim në këtë kohë të rëndë politikanët shqiptarë, kur lajmet për të vdekurit dhe sidomos humbja e jetës së miqve, të afërmëve po bëhet krejt i zakonshëm dhe tejet i rëndë prej Covid-19. Politika shqiptare, në nivel realisht parapolitik, nuk po jep mundësi dhe në këtë makth të tregoj një status të duhur qytetarie. Vdekja e artikuluar shpesh nga politikanët, apo shpjegimi i shkaqeve të saj me zëra të ndryshëm lidhur me pandeminë, fotot e rënda të morgut jo normale për këtë situatë, ashtu si fotot e mëparshme ilustrative të kryeministrit të vendit nga një ndodhi jashtë vendit të përdorura po pa vënd, akuzat e lodhshme të Opozitës për fshehjen e numrave dhe ulëritja e madhe ngado e personazheve të dy anëve për të fituar pikë me vdekjen po e bëjnë sidomos për mjekët dhe infermierët që po e përballin në frontline situatën të lodhshme, më të pamëshirë dhe të pandershme. Askush nga individët që po këlthet sot në politikë, por qoftë edhe nga kryeministri i vendit Rama dhe mëtuesi Basha nuk do të ishin në gjëndje ta përballnin si duhet situatën e pandemisë. Dhe, kjo sepse sistemi shëndetësor që kemi ngritur jo vetëm nuk është efikas por është shumë jashtë nevojave reale. Për ironi të fatit, askush nuk është në gjendje qoftë dhe në vende më të zhvilluara ta përballi Covid-19, për të mos thënë se të gjitha sistemet mjekësore, ngritur në shumë vende, kanë rënë turpshëm para propogandës politike dhe kinse-reformave që u janë përcjellë njerëzve.

Po pse politika shqiptare duhet t’ua përcjellë të gjithë këtë shqetësim njerëzve, kur mund të gjenden mënyra shumë më të zgjuara për të treguar paralajmërimin për vdekjen prej pandemisë, kur të mos harrojmë se politikanët paguajnë pafund këshilltarë për t’i mësuar të mundin kundërshtarët politikë dhe po ashtu paguajnë lloj-lloj institucionesh të huaj lobimi.

“Antidoti më i mirë për këtë problem mund të jetë monitorimi dhe mundimi për t’i rezistuar çdo përpjekjeje të politikanëve ose të tjerëve për të përfituar nga krijimi i frikës. … Por mendimtarët e zgjuar gjithashtu do të dëshironin që tani duhet të arrijmë ta kontrollojmë frikën intuitive kundër fakteve dhe t’u rezistojnë elementeve që u shërbejnë qëllimeve të atyre që përpiqen për të kultivuar një kulturë të frikës“, citojmë Sheldon Solomon, profesorin e psikologjisë në Kolegjin “Skidmore”. Po ky autor, në një shkrim kushtuar përdorimit të frikës ndaj vdekjes, do të përcaktonte se një karakteristikë përcaktuese e qenieve njerëzore është vetë-ndërgjegjësimi: ne jemi gjallë dhe e dimë atë. Megjithëse vetë-ndërgjegjësimi shkakton frikë dhe mbase pathos të shfrenuar te disa, ai gjithashtu mund të çojë në një frikë potencialisht mbizotëruese të lindur nga kuptimi se vdekja është e pashmangshme, që mund të ndodhë për arsye të cilat s’mund të parashikohen ose kontrollohen kurrë dhe se njerëzit janë krijesa që do u ndodhë dikur derisa janë frymorë.

Edhe njëherë, përmendja pa takt e ditëve të fundit nga politika jonë më shumë sesa sensacion është konsideruar dhe duhet vlerësuar makabre dhe negative dhe jashtë kodeve etike. Ndërkohë që përballja me vdekjen, në kohën dhe vendin e caktuar, është një gjë fare e natyrshme, ashtu si duhet të jetë dhe përballja e saj.

“Ekziston një sfond vdekjeje në shoqërinë e tanishme, që vjen i perceptuar në formën e katastrofës ekologjike, SIDA-s, virusit të Ebolës, të sëmundjeve ngjitëse, të katastrofave epidemiologjike. Pa dyshim është e arsyeshme që shoqëria të përpiqet të mbajë sa më larg vdekjen, sëmundjet, zinë e bukës, e dukuri të tjera të këtij lloji. Medoemos duhet të veprojë kështu. Të gjithë duhet të përpiqemi të jetojmë. Vdekja është ndodhur përherë aq pranë në çdo shoqëri dhe periudhë të historisë. Po në këtë mënyrë, terroristi është shndërruar në një figurë mitike, në atë të sjellësit të vdekjes në shoqërinë tonë. Pikërisht ky është edhe aspekti psikologjik më interesant”, shprehet psikologu i njohur James Hilman në një intervistë me Silvia Ronchey, duke afruar në kulturën e vdekjes dhe sensin e terroristit, që nuk është objekt i yni.

Po pse nuk kanë frikë vetë politikanët tanë që ngjallin kaq makthe ndër njerëz dhe kinse nuk i trembën atij? Kjo do shumë për të diskutuar por një gjë është e qartë dhe fare e dukshme: politikanët tanë, prej formimit të mangët, nuk e mendojnë vdekjen ngaqë nuk e kuptojnë jetën, përveçse i drejton sensi instiktiv dhe makut i pushtetit, që nuk ka skrupuj. Nuk mund ta kuptosh realisht jetën pa ditur vdekjen. Dhe, ti e shikon që ky system yni nuk ka sens sa i përket jetës dhe vlerave bazike ashtu dhe vlerave të vdekjes dhe vetë shenjtërinë e saj. Sot merret nëpërkëmb kushdo për hir të një grime pushteti, ngaqë ky i fundit do të thotë vetëm para. Por të mos e teprojmë kjo nuk është vetëm tek ne: “Mund të jetë sfiduese të bësh fushatë për çështje të vdekjes. Mbi të gjitha, të vdekurit nuk mund të flasin dhe ata që po vdesin ose janë të pikëlluar kanë shqetësime të tjera ngutshme, ose thjesht janë të rraskapitur. Kërkimet e mëparshme që kam ndërmarrë tregojnë se shumë njerëz thjesht nuk duan të merren me vdekjen nga frika e fatit joshës, duke çuar në një mungesë të përgjithshme të përgatitjes emocionale, praktike dhe financiare për të pashmangshmen. Dy të tretat e popullsisë së Britanisë së Madhe nuk e kanë vullnetin”, pohonte Kate Woodthorpe, një lektore në Sociologji e Universitetit të Bath, por gjithsesi që nuk mund t’i justifikojë në makutërinë e tyre racën e politikanëve tanë. (Homos Albanicus)

Tags: ben andonijetavdekja

TË LIDHURA

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Testamenti/Maradona ka përjashtuar ish-gruan dhe vajzat

Testamenti/Maradona ka përjashtuar ish-gruan dhe vajzat

VIDEO/Mar-a-Lago, rezidenca luksoze ku Trump mbledh elitën e SHBA-së

VIDEO/Mar-a-Lago, rezidenca luksoze ku Trump mbledh elitën e SHBA-së

“Vetëm lopa pjell!”, Sara Hoxha reagon pas komenteve për shtatzëninë (FOTO)

“Vetëm lopa pjell!”, Sara Hoxha reagon pas komenteve për shtatzëninë (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com