Është rezidenca e preferuar presidentit amerikan. Donald Trump, e përdor si një klub ku mblidhet elita financiare e SHBA-së.
Tarifa e regjistrimit për një anëtar të ri ishte 100 mijë dollarë. Pas zgjedhjes së Trumpit president në vitin 2017, u dyfishua në 200 mijë dollarë.
Ndërkohë tarifa vjetore është 14.000, plus 2.000 $ për ushqimin. Klubi ka afro 500 anëtarë.
https://www.youtube.com/watch?v=JVYqEFotimg
Rezidenca me 128 dhoma në Palm Beach, Florida, është ndërtuar në vitet 1924-1927 nga biznesmeni Charles Post.
Trump i ofroi në fillim kësaj familje 28 milionë dollarë për ta blerë resortin, por u refuzua. Kur i kërcënoi me ndërtimin e një shtëpie të shëmtuar para, vetëm për t’i bllokuar pamjen nga oqeani, e bleu për vetëm 5 milionë.
Në Mar-a-Lago zhvillohen shpesh ballo luksoze, në pistën 20.000 m2 të veshur me 7 milion $ në fletë ari.
Në 4 vite si president, Trump ka pritur aty liderët më të rëndësishëm të botës.
Çuditërisht, disa kohë më parë resorti u gjobit për mos-ruajtjen si duhet në frigorifer të produkteve të mishit.
TIRANA TODAY