Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Të shtëna në banesë/ 42-vjeçari kërcënon me jetë policinë, ja çfarë ndodhi gjatë natës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të shtëna në banesë/ 42-vjeçari kërcënon me jetë policinë, ja çfarë ndodhi gjatë natës

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Tiranë. Një 42-vjeçar i cili tashmë është vënë në pranga, ka dhunuar babanë dhe ka qëlluar me armë zjarri në banesë. Gjatë ndërhyrjes së uniformave blu, 42-vjeçari i ka kanosur me jetë punonjësit e policisë dhe ka tentuar të largohet, duke përfituar nga errësira. Agresori është kapur pas disa orësh ndjekje dhe kontrolli nga shërbimet e policisë.

Por si ndodhi ngjarja? Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6., kanë marrë njoftim se në banesën e shtetasit Sh.L., 64 vjeç, kishte të shtëna me armë. Në momentin që shërbimet e policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi R.L., 42-vjeç, djali i shtetasit Sh.L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri.

Policia i ka bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por shtetasi R.L., ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore. Duke përfituar nga errësira, është larguar me shpejtësi.

Pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh, policia kanë bërë të mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Shtetasi R.L., pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin Sh.L, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në banesë, por pa shkaktuar pasoja.

Njoftimi

Dhunoi babanë dhe qëlloi me armë zjarri në banesë, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë kriminale.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 42-vjeçari i ka kanosur me jetë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet duke përfituar nga errësira, por është kapur pas disa orësh ndjekjeje dhe kontrolli nga shërbimet e Policisë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën autori qëlloi në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë marrë njoftim se ne fshatin Bulticë, Njësia Administrative Vaqarr, në banesën e shtetasit Sh. L., 64 vjeç, kishte të shtëna me armë. Menjëherë, në drejtim të adresës së dhënë nga qytetarët, janë nisur shërbimet e Policisë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi R. L., 42 vjeç, djali i shtetasit Sh. L, ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do t’i qëllonte me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje 42-vjeçarit që të dorëzohej dhe të hidhte armën, por shtetasi R. L. ka mundur të dalë nga banesa nga një dalje dytësore dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij në një banesë të braktisur, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

Shtetasi R. L., pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin Sh. L, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në banesë, por pa shkaktuar pasoja.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. L., për veprat penale “Dhuna ne familje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tags: arestimpoliciatirane

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Rikard Ljarja përcillet në banesën e fundit/Roza Anagnosti: Kam punuar me të në momente të vështira

Rikard Ljarja përcillet në banesën e fundit/Roza Anagnosti: Kam punuar me të në momente të vështira

‘Fluturon kurba’ e të infektuarve në Shqipëri, Tirana shënon zero raste me koronavirus

'Fluturon kurba’ e të infektuarve në Shqipëri, Tirana shënon zero raste me koronavirus

Deputeti Alimadhi shërohet nga koronavirusi

Deputeti Alimadhi shërohet nga koronavirusi







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com