Policia e Kukësit parandaloi një ngjarje të rëndë pas një konflikti mes fqinjësh.
Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në drejtim të fqinjit të tij, për motive të dobëta.
Falë ndërhyrjes u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi B. E. (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.
Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.
”Shtetasi B. E., pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.”, informon policia.
Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.
Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.