E shtunë, 21 Maj, 2022
25.5 C
Tirana

Të papritura/ Ruçi tërhiqet nga politika, Berisha kërkon të rikthehet…

Edhe pse aspak të barabartë për atë që kanë përfaqësuar deri në vitin 1990 dhe pas vitit 1990, edhe pse të pakrahasueshëm në kontributet politike, sërish duket se Gramoz Ruçi ka gjetur një mënyrë të sfidojë Sali Berishën në një “tapet” shumë të vështirë për ish kreun e PD-së- në “tapetin” e dorëheqjes nga politika aktive.

Vendimi i Gramoz Ruçit në ditëlindjen e tridhjetë të Partisë Socialiste, krejt i papritur, ashtu siç ishte krejt e papritur deklarata e ish kryeministrit Berisha se ishte i hapur për gjithçka në PD. Kësaj sfide të hapur të Ruçit ndaj Berishës iu shtua edhe deklarata e kryesocialistit Rama, teksa e përshendeste këtë veprim me një thumbim të ish kreut të PD-së:  “Të dish të dalësh nga politika është art më vete!”. Kryeministri Rama gjithashtu shtoi se kish “rigjetur” paraardhësin e tij, Fatos Nano, pasi e kishte “vrarë” më parë. “Faleminderit të gjithë atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe tiparet e mëdha të ndryshimit. Patjetër faleminderit liderit të parë të saj, babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e ‘vrava’ dhe pastaj e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit”, tha Rama./Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...