Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video nga spitali i Cremona-s në Itali, ku mbahen pacientët e infektuar me koronavirus.
Në video ndër të tjera tregohet një dhomë e madhe plot me arkivolë, të cilët janë në gatishmëri për shkak të numrit të madh të vdekjeve që po regjistrohen këto ditë.
Në postimin e tij në Facebook, Rama shprehet kët pamje shërbejnë për të “të mbledhur mendjen top dhe rezistuar deri në fund”.
Kreu i qeverisë i bën thirrje qytetarëve që t’i largojnë fëmijët nga ekrani, kur ta shikojnë këtë video.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 601 viktima, duke e çuar në mbi 6 mijë numrin total të vdekjeve nga koronavirusi.
Postimi i plotë:
CREMONA, ITALI, KRONIKË NGA FERRI I DHIMBJEVE MATANË DETIT, QË NA SHËRBEN PËR TË MBLEDHUR MENDJEN TOP DHE REZISTUAR DERI NË FUND, DUKE RESPEKTUAR LIGJIN E LUFTËS QË TË MOS BËHEMI PJESË E FERRIT PËR NJË DALJE KOT NGA SHTËPIA, PËR NJË MOSMBAJTJE RADHE ME DURIM NË PAZAR, PËR NJË HARRESË NË LARJEN E DUARVE?
*mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video