Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Vorë, ku inspektoi nga afër punimet në kantierin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Gjatë vizitës atje, kreu i qeverisë bëri disa batuta me biznesmenin Ramë Geci, ku u “kap” lidhur me emrin.
“Këtu kemi shembjen. Do të shemben një pjesë e madhe, do të bëhen rrafsh të gjitha. Ramë Geci është nga ndërtuesit më të shpejtë. I bën tamam, prandaj e përjashtuan nga partia për ca kohë, të kanë rehabilituar tani? Je akoma në riedukim, eh me Ramë të mori në qafë emri, se u duket sikur është emri im. Ai e di, ai është me PD-në, por problemi është se PD-ja është me Saliun, Saliu ishte me stazh partie kur erdhi nuk erdhi bio, ishte OMGJ”, tha ai.