E martë, 29 Shtator, 2020
18 C
Tirana

Ndryshime në Kodin Rrugor/ 10-fishohet gjoba për celularin, konfiskohen makinat e blinduara pa autorizim

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

Pandemia/Rama jep lajmin e madh për lokalet

Bizneset vuajtën pasojat e koronavirusit. Shumë prej tyre kapitulluan, e shumë të tjera janë në fije të perit, duke mos gjeneruar shumë të ardhura....

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Rriten tensionet/ Droni turk ngjyros me bojë të kuqe flamurin grek (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se do vazhdojnë të mbrojnë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur...

SPAK pezullon kreun e OFL-së, Dritan Zagani jep paralajmërimin e fortë

Pas shkarkimit nga detyra të kreut të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, një reagim është përcjellë nga ana e ish-shefit të antidrogës së...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Kodi Rrugor duket se do të ndryshojë sërish dhe një variant paraprak është nxjerrë për konsultim me një numër të madh ndryshimesh. Por ajo që bie në sy është përforcimi i sistemit të pikëve lidhur me lejen e drejtimit.

Edhe pse ky sistem ka vite që funksionon nuk ka pasur një aplikim të heqjes së pikëve në rastet e shkeljeve. Por çfarë ndryshimesh sjell Kodi i ri i nga masat për përdorimin e rripit të sigurimit dhe celularit tek ato ndëshkuese për parakalimet e gabuara, për kalimin e kufijve të shpejtësisë, qarkullimin me makinë të blinduar pa autorizim apo automjet me targa të huaja që ka kaluar periudhën një vjeçare që i lejohet brenda territorit.

Së pari në lidhur me rripin  e sigurimit  në Kod saktësohet se kushdo nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tremijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.

Sa i takon përdorimit të celularit në nenin 171 pika dy saktësohet se është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes mjete teknologjike të komunikimit dhe ndërveprimit, si aparatura radiotelefonike apo celulare, kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë. Përdorimi i pajisjeve pa kufje ose kufje lejohet për sa kohë që drejtuesi i mjetit ka aftësi të përshtatshme dëgjimi në të dy veshët, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre.

Për ata që nuk e zbatojnë ligjin  është vendosur 10-fishim i gjobës duke kaluar nga limitet pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë në pesë mijë në pesëmbëdhjetë mijë lekë.  Në raste të përsëritjes së shkeljes së mësipërme 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë.

Qarkullimi në sens të kundërt dhe ndalimi i qarkullimit

Kodi Rrugor saktëson se cilido që nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, nuk zbaton detyrimin e përparësisë dhe të ndalimit në kryqëzim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë, deri në katër mijë lekë dhe, për rastet kur qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, përveç masës së mësipërme, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 6-mujore.

Lidhur me impiantet semaforikë është qartësuar një pikë që lidhet me kohëzgjatjen e dritës së verdhë duke thënë shprehimisht se në të gjitha rastet e impianteve semaforikë, drita e verdhë paralajmëruese nuk duhet të jetë më e shkurtër se 5 sekonda

Makinat e blinduara dhe ato me targa të huaja

“Kushdo që qarkullon me një mjet të blinduar, për të cilin mungon autorizimi i lëshuar nga organi kompetent, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit administrativ të mjetit. Të njëjtat masa zbatohen ndaj zotëruesit të mjetit nëse ky i beson mjetin një drejtuesi të paautorizuar” thuhet në nenin e ndryshuar.

Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot për të qarkulluar duhet të jenë të pajisura me një leje qarkullimi dhe të jenë të regjistruara pranë degëve përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimalë njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit si dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit.

Leja e qarkullimit dhe siguracioni

Me Kod Rrugor deri më tani vetëm leja e qarkullimit ishte ajo që sanksionohej si detyrim për qarkullim ndërkohë që në kod është shtuar tashmë edhe siguracioni.

“Në pikën 1, pas togfjalëshit “leje qarkullimi”, shtohet togfjalëshi “sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Po kështu parashikohet edhe një ndryshim që duket se është në funksion të sistemit të pikëve.

“Pas pikës 6, shtohet pika 6/1 me përmbajtje

“Mbajtësi i lejedrejtimit ka në dispozicion një sasi prej njëzetë pikësh. Kjo sasi pikësh, shënohet në regjistrin kombëtar të personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve, të parashikuar në nenet 220 dhe 221 të këtij Kodi, më poshtë “Regjistri kombëtar”.  Pikët hiqen si pasojë e shkeljeve të normave të sjelljes në rrugë, për të cilat është parashikuar një masë administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit, ose kur është e parashikuar në mënyrë specifike në dispozitat e kapitullit V të këtij Kodi. Sasia e pikëve që hiqet për çdo shkelje, rezulton nga vendimi i organit epror të agjentit verifikues dhe nga njoftimi i çdo kundërvajtje për të cilën në normat e këtij Kodi është parashikuar heqje pikësh”.

Lexo edhe :   U përplas me mjetin, drejtuesi i motorit ‘fluturon’ në ajër. Dërgohet me urgjencë në spital
Lexo edhe :   U përplas me mjetin, drejtuesi i motorit ‘fluturon’ në ajër. Dërgohet me urgjencë në spital

Në pikën 4 shtohet fjalia: “Sasia e pikëve sipas kërkesës i dërgohet ose i bëhet e ditur çdo drejtuesi mjeti, në postën elektronike të certifikuar.

Pika 6, riformulohet me këtë përmbajtje:

“6. Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit ndjek një kurs një javor pranë autoshkollave të licencuara. Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet provimit të kualifikimit teknik, sipas nenit 128 të këtij Kodi dhe akteve të tjera normative në fuqi.

Në pikën 7, fjalia e fundit ndryshohet si vijon:

“Sasia e pikëve për çdo shkelje përcaktohet në shtojcën përkatëse të këtij neni (kodi).

Ndalimet e parakalimit dhe kufijtë e shpejtësisë

“Kushdo që nuk zbaton ndalimet e parakalimit, sipas pikave 9, 10, 11, 12 dhe 13 të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit, sipas pikës 14 të këtij neni, masa administrative është me gjobë, nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë. Kushdo që konstatohet me këtë shkelje dy herë brenda të njëjtit vit, ndëshkohet me dyfishin e masës së parashikuar në paragrafin 16 dhe i pezullohet leja e drejtimit për një muaj.”

Lidhur me kufijtë e shpejtëssië duket se është rritur toleranca që parashikohet në nenin 140. Pika 6 ndryshohet me përmbajtjen si vijon: Kështu pika 6 bëhet për përcaktimin e pajtueshmërisë me kufijtë e shpejtësisë, rezultatet e pajisjeve të aprovuara konsiderohen burime prove, gjithashtu për llogaritjen e shpejtësisë mesatare të qarkullimit në seksione të caktuara. Konsiderohen gjithashtu prova regjistrimet e tahografit. Stacionet/pikat e kontrollit në rrjetin rrugor për identifikimin e tejkalimit të shpejtësisë, duhet të jenë më parë të shënuara dhe qartësisht të dukshme, duke përdorur shenjat/tabelat vertikale dhe horizontale, ose nëpërmjet pajisjeve sinjalizuese të ndritshme, në përputhje me rregullat e përcaktuara në Rregulloren për zbatimin e këtij Kodi dhe udhëzimit të ministrave përgjegjës për transportin dhe rendin publik.

Pika 7 ndryshohet si më poshtë:

“7. Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tre mijë lekë”.

Pika 8 ndryshohet si më poshtë:

“8. Kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga dy mijë deri në katër mijë lekë”.

Pika 9 ndryshohet si më poshtë:

“9. Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet edhe masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe i heqjes së tre pikëve.

Pas pikës 9 shtohet pika 9/1 si më poshtë:

9/1. Kushdo tejkalon kufijtë e shpejtësisë maksimale për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga njëqind mijë lekë deri në dyqind mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga tre deri në gjashtë muaj dhe për këtë shkelje hiqen 6 pikë”.

Pika 10 ndryshohet me këtë përmbajtje:

“10. Kushdo që shkel dispozitat e përmendura në paragrafin 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë”.

Pika 11 ndryshohet si më poshtë:

“11. Nëse shkeljet e përmendura në paragrafët 7, 8, 9 dhe 9/1 janë kryer gjatë drejtimit të automjeteve të treguar në paragrafin 3, shkronjat “b”, “e”, “f”, “g”, “h”, “i” dhe “l”, gjobat dhe masat plotësuese dyfishohen. Tejkalimi i shpejtësisë përtej kufirit në të cilën është kalibruar kufiri i shpejtësisë, i përmendur në nenin 179, nënkupton aplikimin e masave administrative të parashikuara në paragrafët 2/1 dhe 3 të të njëjtit nen, në automjetet që kërkohen për të montuar këtë pajisje”.

Pika 12 ndryshohet si më poshtë:

“12. Kur zotëruesi i lejedrejtimit, në një periudhë dy vjeçare, ka kryer shkelje të mëtejshme të paragrafit 9 dhe 9/1, lejedrejtimi ose i certifikata e aftësisë profesionale pezullohen nga tetë deri në tetëmbëdhjetë muaj./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...

Përse Berisha pranon të dëshmojë vetëm para Fevziut

Nga Mero Baze Sali Berisha nuk ka dëshmuar kurrë në Prokurori për vrasjen e Azem Hajdarit. Kur ndodhi vrasja, nuk dëshmoi se nuk kishte besim...