Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të merresh me këtë opozitë, është humbje kohe

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha insiston te fshehja e firmave, Kokalari: Bashës t’ia çojmë në krevat

Nga: Artur Ajazi

Në çdo vend me opozitë konstruktive, gjithçka shkon drejt normalitetit. E kundërta ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Shqipëri. Sidomos, kur opozitën e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë, e njëjta dhe e vetmja parti. Ka 3 dekada që media, shoqëria civile, strukturat e pavarura dhe institucionet e varura nga zbatimi ligjit, merren me opozitën e të “marrit”, ndjekin hapat dhe veprimet e tij, protestat dhe luftën e brëndshme, citojnë deklaratat dhe ultimatumet e tij.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe faktori ndërkombëtar ka qenë dhe është i angazhuar maksimalisht në mbajtjen konstante të veprimtarisë antiligjore të kësaj opozite. Duke ndarë anët që e mbështesin dhe anët që e kundërshtojnë atë, mendoj se shumica anon nga pozitiviteti.

Askush nga ne, nuk dëshiron të shohë një opozitë që del kundër reformave, që del kundër miratimit të ligjeve shumë të rëndësishme në Parlament, askush nga ne nuk dëshiron që opozita të udhëheqë turmat e eksituara duke djegur institucionet dhe plagosur uniformat e shtetit.

Mbetëm duke u marrë me të marrët, me të llastuarit, me ata që kanë mbushur thasët me milionat tona, dhe sot paguajnë mitingashët, mercenarët, mediat, avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët. Të merresh për 30 vjet rresht me të marrët, është një humbje kohe e pafalshme.

Ky vend ka humbur shumë, duke u marrë me të marrosurin, dhe ata që i shkojnë pas atij. Dhe të tillë ka sa të duash në opozitë. A thua është “aftësia” e të marrit, që ka mbledhur dhe vazhdon të mbledhë rreth vehtes të marrët e tij?

Por ja që kjo ndikon edhe në jetët tona. Kanë lindur fëmijët në 1992, janë rritur, janë bërë prindër, dhe sërish u duhet ti shpjegojnë fëmijëve të tyre, se “jetojmë në kohën e marrëzisë së një njeriu që nuk ikën nga skena, nga ekranet, nga bulevardet”.

Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Një i marrë, ka marrë peng gjithë qetësinë, rehatinë, dhe mbarëvajtjen jetësore të shqiptarëve. Ai kërkon sërish partinë, çiflikun e tij, ai kërkon sërish rrëmujë, kaos, të shtëna armësh, të plagosur, ambulanca dhe zjarrëfikëse që turren të shpëtojnë njerëzit, viktimat. Dhe pse, sepse nuk po arrin të bëhet shteti ligjor. Në çdo vend, i marri dhe të marrët, izolohen, hetohen, dënohen. Eshtë prekje e lirive dhe të drejtave të shumicës, në rast se dikush ngrihet dhe shkakton trazira, apo dhe që deklaron se “kam nisur revolucionin tim”.

Dhe si me magji, (veç të marrëve të tij) pas i shkon edhe një pjesë e mediave, me pretendimin se “ai përbën lajm”. Eshtë e trishtë, të mendosh se një familje me 5 apo 7 anëtarë që ka mbetur mes rrugëve pa strehë, pa punë, pa bukë, pa ndihmë, nuk përbën lajm, dhe përbën “lajm”, turma e të marrit, apo thirrja e tij për revolucion.

Shqiptarët janë aq të lodhur, sa që lajme me “të marrë”, dhe njerëz që u kujtojnë skena krimesh, nuk duan ti shohin më. Por ja që, paratë e fituara nga pushteti nuk mbarojnë kurrë.

Ato janë para pronash të vjedhura, para tenderash, para trafiqesh dhe kontrabande, dhe sot më shumë se kurrë, është momenti të derdhen lumë. Eshtë koha të mbahen me para mediat që të pasqyrojnë takimet dhe revolucionin e tij, është koha që me para të  mbushen sheshet dhe oborri partisë, derisa selia ti “kthehet të zotit”. Të merresh me këtë “opozitë”, është të humbësh kohën dhe trenin për të Europë, të cilin i marri, kërkon ta humbasin gjithë shqiptarët.

Tags: Artur AjazibashaBerisha

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Alibeaj i përgjigjet Berishës, publikon videon që e fundos (VIDEO)

Alibeaj i përgjigjet Berishës, publikon videon që e fundos (VIDEO)

Çfarë do të ndodhë këtë vit në Evropë? Ja cilët janë 4 skenarët

Çfarë do të ndodhë këtë vit në Evropë? Ja cilët janë 4 skenarët

Gjermania rekomandon injeksione përforcuese për grupmoshën 12-17 vjeç

Gjermania rekomandon injeksione përforcuese për grupmoshën 12-17 vjeç







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina  Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet
Showbizz

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

by mirseda
14:57 | 04/02/2026
0

Pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend, Stelina foli për herë të parë për ‘Shqipëria...

33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

14:53 | 04/02/2026
Shehaj: Kryeministri po sulmon drejtësinë në kohën kur GJK duhet të vendosë për Ballukun

Shehaj: Kryeministri po sulmon drejtësinë në kohën kur GJK duhet të vendosë për Ballukun

14:24 | 04/02/2026
Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama niset për në Vatikan.Kryeministri do të pritet nga Papa Leoni XIV

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Rama niset për në Vatikan.Kryeministri do të pritet nga Papa Leoni XIV

14:06 | 04/02/2026
A do të ketë protestë të pandërprerë para Kryeministrisë ,Berisha: Kërkesa e qytetarëve do zbatohet!

A do të ketë protestë të pandërprerë para Kryeministrisë ,Berisha: Kërkesa e qytetarëve do zbatohet!

13:37 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com