Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Të marrim masa për variantin më të keq”/Rama: Kjo është një luftë që do të zgjasë shumë

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Negociatat/ Rama: Shqipëria s’ka për të humbur asnjë betejë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se koronavirusi është një luftë e cila do të zgjasë shumë.

Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Rama deklaroi se po merren masat për variantin më të keq. Kreu i qeverisë tha se po shtohen kapacitetet spitalore, pasi mund të ndodhë që ato aktualet të ezaurohen.

“Askush nuk e di sa do të zgjasë, por të gjithë marrim masa. Ne jemi të detyruar të marrim masa për variantin më të keq. Kur kapacitetet tona spitalore do të ezaurohen, ne duhet të kemi kapacitete të tjera dhe do t’i kemi me patjetër”, tha Rama.

Rama komentoi edhe deklaratën e Metës, i cili u shpreh mbrëmjen e djeshme se brenda njëkohe të afërt Shqipëria do të ketë mijëra tamponë për teste. Ai theksoi se testet do iu bëhen vetëm personave që shfaqin simptoma të njëjta me ato të koronavirusit.

“Këtë nuk e vendosim unë apo presidenti. Ka pasur shumë qasje. Rasti i Koresë së Jugut nuk është rasti i shumicës. Irlanda ka ndryshuar sot strategji, duke thënë se testi do i bëhet vetëm atij që ka simptoma të rënda. Ne i kemi besuar ekspertëve, që besoj se janë të kalibrit ndërkombëtar. Nuk po shoh çudira as në vendet e tjera. Edhe konsultat që kemi bërë me ekspertë ndërkombëtarë na kanë konfrimuar se strategjia jonë është e duhura për qasjen që ne kemi zgjedhur, duke pasur parasysh se ne jemi vendi që kemi marrë masa shtrënguese shumë shpejt.

Më vjen keq që kam qenë i pari që kam përdorur fjalën ‘luftë’. Kjo është një luftë e panjohur në historinë e njerëzimit. Është një luftë, të cilës njerëzimi nuk ja di ilaçin dhe nuk di si të reagojë, ndaj e vetmja gjë është të mbrohet. Ky armik nuk ndalet, thjesht të pengohet të përparojë me shpejtësi, pasi kjo është fatale, se fut në kolaps sistemin shëndetësor të çdo vendi. Është një luftë për të cilën duhet të përgatitemi se mund të zgjasë dhe do të zgjasë shumë”, deklaroi ai.

Tags: edi ramakoronavirusMasat

TË LIDHURA

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes
Aktualitet

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin
Aktualitet

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
Next Post
Koronavirusi/ 14% e pacientëve të shëruar në Kinë janë infektuar sërish

Koronavirusi/ 14% e pacientëve të shëruar në Kinë janë infektuar sërish

“U tha, u bë”, Rama firmos urdhrin e rëndësishëm

Koronavirusi/Rama: Ja pse Japonia apo Koreja e Jugut nuk e pësuan si Italia

Manastirliu: Javën që vjen pritet rritja e numrit të infektuarve

Manastirliu: Javën që vjen pritet rritja e numrit të infektuarve

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com