Kryeministri Edi Rama në emisionin “Java” në RTSH ka zbuluar mesazhin e fundit që i ka dërguar kreut të PD-së Lulzim Basha.
Rama tregoi edhe diçka nga përmbajtja e mesazhit, ku i kishte sugjeruar liderit të opozitës që të ishin bashkë.
“Nuk ka pasur asnjë sms (në shkurt). Unë i kam çuar një mesazh (Bashës) në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD ka qenë ende në parlament”, deklaroi Rama.