Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të ikin të dy do të thotë të ikë njëri: Basha

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Nga: Preç Zogaj

Spektakli publik i paligjshmërisë dhe i dhunës në selinë e Partisë Demokratike ditën e shtunë ka provokuar në dështimin e tij ngritjen e një kori zërash të rinj, që po thonë duhet të ikin të dy, Berisha dhe Basha. Duhet të sqarojmë se këto zëra të freskët nuk kanë lidhje me disa figura politike në PD, që e kanë artikuluar këtë tezë përpara se të shpërthente kriza e 9 shtatorit, kur Basha shpalli pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes së këtij të fundit non grata nga SHBA.

“Të ikin të dy” duket një tezë komode, e paanshme, e baraslarguar nga personazhet në konflikt, e dhembshur dhe dashamirëse për Partinë Demokratike pas skenave dhe shkatërrimeve që pamë të shtunën.

Ka pa dyshim zëra të sinqertë në këtë korale. Ashtu e kuptojnë situatën, politikën. Ka edhe të djallëzuar që luajnë me paqartësinë e propozimit.

Është shumë e qartë se “të ikë Basha” do të thotë që ky të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike dhe të shkojë në punë të tij.

Por është e paqartë ç’do të thotë “të ikë Berisha”. Në kuptimin e statusit që ka pasur e ka në PD, si ish-kryetar i saj, Berisha, formalisht ka tetë vjet i dorëhequr, i ikur. Dorëheqja nuk e ka penguar të mbajë gjatë gjithë kohës protagonizmin e kryetarit. Ngaqë e dinin këtë, amerikanët dhe ndërkombëtarët shkonin në zyrën e tij kur kishin mesazhe të rëndësishme për të dhënë çështje të rëndësishme për të zgjidhur. Shkonin edhe në zyrën e Bashës, patjetër. Forma duhej ruajtur. Rolin përcaktues të Berishës në vendimmarrjet themelore të PD-së dhe opozitës gjatë tetë viteve të fundit e tregon shpallja e tij non grata nga SHBA në maj të vitit të shkuar. Po të ishte tërhequr vërtet kur dha dorëheqjen në vitin 2013 dhe të kishte jetuar si një ish-President e ishKryeministër që kontribuon me këshilla kur i kërkohet, por nuk përzihet në politikën aktive, besoj se non gratta nuk do të binte mbi të dhe familjen e tij.

Por Berisha zgjodhi të “rifitonte përmes një tjetri”, siç është shprehur një diplomat amerikan për lojën e tij me dorëheqjen. Në motivacionin me tri pika të shpalljes së tij non grata duket se është pika e tretë, ajo e pengimit të drejtësisë, që i ka nxjerrë nga arkivi dy pikat e tjera.

Berisha krijoi me PD-në marrëdhënien e të ikurit që është aty, që nuk ikën. Pas pezullimit të tij nga grupi parlamentar dhe ngjarjeve që kanë pasuar këtë vijë ndarëse në historinë e Partisë Demokratike kjo marrëdhënie ka ndryshuar. Basha e drejton partinë pa hijen e Berishës mbi kokë, por me Berishën përballë. Në një betejë ky i fundit e ka shkarkuar përmes një kuvendi dhe referendumi pa letra të rregullta nga ana statusore dhe procedurave demokratike, kurse Basha e ka ligjëruar pengimin e tij përmes një amendamenti të votuar në Kuvendin e 18 dhjetorit, i cili ndalon të marrin funksione në parti ata që shpallen “non grata” nga SHBA.

Beteja e Berishës, përveçse për të marrë hak ndaj ish-beniaminit të tij, është kapja dhe drejtimi i PD-së, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse për oportunitet politik do t’i shkonte mendja të zgjidhte dikë tjetër në krye të partisë, ai do ta kthente nga e para marrëdhënien me kryetarin e ri berishist. Partia sërish do të përballej me sanksionet e shpallura amerikane.

Ky është shpjegimi im për ikjen pa ikje të Berishës. Nuk e di a kanë një shpjegim tjetër ata që thonë të ikin të dy. Nëse nënkuptojnë tërheqjen e tij të vërtetë nga politika dhe nga lëvizja që ka ndërmarrë, le ta thonë. Kjo është tjetër gjë. Mua s’më kushton gjë ta them, por më duket e vështirë dhe jorealiste në pikën ku kanë mbërritur ngjarjet. Politikanin e bën dhe e mban përfaqësimi. Ai është përgjegjës para atyre që përfaqëson. Në këtë kuptim, pavarësisht se politikanët sakrifikojnë për të zhbllokuar kriza, mendoj se Berisha është i obliguar ta çojë deri ku të mundet lëvizjen e tij.

Ashtu si Berisha, edhe Basha është përfaqësues i një pjese të anëtarësisë dhe elektoratit të PD-së. Në një moment oportun, duke parë evoluimin e krizës së brendshëm në PD, Basha mund të rikthehet e duhet të rikthehet sipas meje për t’u rilegjitimuar nga anëtarësia në një garë të re, të hapur e demokratike.

Por është sempliciste në rastin më të mirë t’i kërkohet të ikë sot kur Berisha jo vetëm nuk ikën, por ka bërë gjithçka që nga gjysma e shtatorit e këndej për ta poshtëruar. Së fundi ka menduar edhe aktin e nxjerrjes së tij me forcë nga zyra duke u mbështetur mbi një të ashtuquajtur referendum fiktiv, pa asnjë element sigurie e besueshmërie dhe pa asnjë vëzhgim profesional të paanshëm. Ku është parë kjo, ku ka ndodhur, çfarë mund të jetë tjetër, kjo përveçse një puç institucional i dhunshëm? Fiktiviteti i të ashtuquajturit referendum provohet edhe nga numri modest i demokratëve që u përgjigjen thirrjeve të Berishës për ta nxjerrë Bashën nga zyra.

Bashës i duhet të mbrojë vendimin e tij të drejtë të 9 shtatorit që vuri interesat e PD-së mbi atë të Berishës, duke e rivendosur kësisoj PD-në, pas shume kohësh, në kursin e marrëdhënieve të ngushta me SHBA. Ky ishte një vendim që krijoi ndarje në parti dhe mbështolli rreth vetes, falë mënyrës si e paraqiti zoti Berisha në foltoret e tij, shumë probleme të zhvillimeve partiake të brendshme, të reja dhe të akumuluara. Kjo ndarje duhet të pastrohet nga ambalazhimi dhe të përfundojë për aq sa është si një ndarje për orientimin dhe vlerat euroatlantiste.

Basha ka hequr nga këmbët gurin e rëndë të dualizmit. Ka hequr pengesat amerikane duke siguruar një mbështetje të fortë të Partisë Demokratike nga Uashingtoni. Dua të përsëris se këto janë premisa të rëndësishme për sukses, por jo vetë suksesi. Suksesi varet nga efikasiteti i opozitarizmit të ri të Bashës me shokë, që kanë vënë në shënjestër si asnjëherë tjetër më parë, në një përballje totale, kastën plurale politike, ekonomike dhe mediatike të një grushti njerëzish, të cilët i lidh stafeta e prishjes së zgjedhjeve, pandëshkueshmëria, korrupsioni në sistem dhe përbetimi për ta mbajtur Shqipërinë kështu siç është.

Sa do ta ndjejë dhe do ta mbështesë publiku i gjerë këtë betejë? Gjasat janë të mira, koha ka ardhur. Suksesi varet patjetër nga modernizimi i PD-së si një parti e hapur e mendjeve të hapura. Suksesi varet po ashtu nga kapaciteti i PD-së për të udhëhequr një koalicion të gjerë politik të forcave të djathta euroatlantiste në sintoni me politikën e jashtme amerikane, shpëtimtare për ne, në mbrojtje të demokracisë kundër minuesve të saj.

Këto janë sfidat. Basha i mishëron që tani një pjesë prej tyre. Të tjerat duhet t’i konceptojë e sendërtojë pa humbur kohë. E ardhmja do të tregojë dita-ditës impaktin politik dhe elektoral të kësaj PD-së. Për t’u kthyer ku e nisëm. Natyra e krizës dhe koha që jetojmë as sugjerojnë, as mundësojnë një kompromis Berisha-Basha si ato me të cilët jemi mësuar dhe as tërheqjen e tyre. Njëri do të mundet. / “Panorama.al’

Tags: bashaBerishaPrec zogaj

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Parlamenti i Kazakistanit zgjedh kryeministrin e ri

Parlamenti i Kazakistanit zgjedh kryeministrin e ri

Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve

Shqipëria jeton epokën e "Diktaturës së Lekut”!

Do linte “Big Brother” nëse dilte Dagz, Donaldi me “pikëpyetje” për Beatrix-ën

Do linte "Big Brother" nëse dilte Dagz, Donaldi me "pikëpyetje" për Beatrix-ën

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’
Rajoni

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’

by mirseda
20:44 | 14/08/2025
0

Një incident i pazakontë është shënuar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pak para nisjes së...

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Lushnje

Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në Lushnje

20:41 | 14/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar

Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar

18:57 | 14/08/2025
Humb kontrollin e makinës në aksin Maliq-Moglicë, shoferi dhe pasagjerja në spital

Humb kontrollin e makinës në aksin Maliq-Moglicë, shoferi dhe pasagjerja në spital

18:28 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com