E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Parlamenti i Kazakistanit zgjedh kryeministrin e ri

Parlamenti i Kazakistanit zgjodhi të martën Alikhan Smailov si kryeministër të ri. Zyrtari 49-vjeçar ka shërbyer më parë si ministër i Financave i Kazakistanit nga viti 2018 deri në vitin 2020. Në vitin 2019, ai u bë zëvendëskryeministri i parë në kabinet, i cili u shkarkua nga presidenti Kassym-Jomart Tokayev, gjatë protestave të dhunshme të javës së kaluar në vend që filluan pas rritjes së çmimeve të karburanteve.

Trupat e huaja do të tërhiqen gjithashtu nga vendi, tha Tokayev në parlament të martën. “Misioni kryesor i trupave të CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) është përfunduar”, tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili dërgoi trupa përtej kufirit në Kazakistan për të ndihmuar në shuarjen e trazirave, akuzoi forcat e jashtme për orkestrimin e trazirave.

Burimi i lajmit: POLITICO. Pershtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...