E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Do linte “Big Brother” nëse dilte Dagz, Donaldi me “pikëpyetje” për Beatrix-ën

Gjatë ditëve të fundit është reflektuar një krisje e raportit të Donaldit me Beatrix. Këngëtarja ka thënë se do dilte nga shtëpia, nëse Dagz do të eleminohet. “Nuk mund ta shoh shtëpinë pa të (qan). Nuk e imagjinoj dot, shpresoj me shpirt”, ka thënë ajo teksa bisedonte me Einxhel.

Marrëdhënia me Donaldin ka qenë me ulje-ngritje, por nëse Dagz do të eleminohej nga “Big Brother”, edhe Beatrix do ta linte lojën dhe do të largohej. Duket se ky vendim ka sjellë përplasje të Beatrix-ës me Donaldin. Beatrix është mërzitur me Donaldin duke i thënë se ai nuk i qëndroi pranë, dhe nuk e përqafoi si Einxhel. Kjo gjë ka mërzitur shumë Donaldin.

Në një bisedë me Egzonën, Donaldi ka thënë se është bezdisur nga deklarata e Beatrix-ës ku u shpreh se do të dilte nga programi nëse largohej dhe DJ Dagz.

“Ditën që mbaroi ‘PRIME’, Beatrix i tha Dagzit se do të dilte nga shtëpia nëse ai do të eleminohej”, tha aktori teksa përsëriste fjalët e saj.

“Po si mund të dalë ajo, kur më ka mua këtu brenda? Unë mundohem mos t’ia bëj gjërat e mëdha, ta le një çikë. E pyesja non-stop ç’a ke”, u shpreh ai i revoltuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...