Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të gjithë po mbrohemi nga “frika” e Metës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të gjithë po mbrohemi nga “frika” e Metës

Nga Andi Bushati:

Degradimi i pushtetit të Edi Ramës drejt një regjimi monist, po shkatërron me një shpejtësi të paimagjinueshme edhe atë që jemi mësuar ta quajmë si investimin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri: reformën në drejtësi.

Rilindja, që tentoi ta devijonte sa më shumë këtë projekt, duke u përpjekur fillimisht të krijonte një mbulesë sigurie për pandëshkueshmërinë e njerëzve të saj, tani është hedhur në mësymje përfundimtare, për ta përdorur atë për nevojat e saj politike.

Lapsi.al ka siguruar sot një dokument skandaloz të hartuar nga projekti i Euralius-it që mëton të përsërisë farësën që u bë me zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në thelb të tij është ngritja me emergjencë e një Gjykate të Lartë me anëtarë të përkohshëm.

Meqë organet e reformës po dështojnë prej tre vjetësh të rimëkëmbin shkallën e tretë të gjyqësorit në vend, meqë ende nuk janë miratuar aktet nënligjore për funksionimin e saj, duke mbajtur peng për pasojë edhe formimin e Kushtetueses, Euraliusi ka propzuar një shpikje skandaloze: emërimin e gjykatësve provizorë.

Pra nëse caktimi, vetëm me votat e 69 socialistëve i Arta Markut i dha mundësinë qeverisë të asgjesonte dosjet e Saimir Tahirit, atë të vjedhjeve të Gjushit në Durrëes dhe masakrës elektorale në Dibër, tani po projektohet një tjetër përbindësh, për ti hapur rrugën një sistemi që mund të shkarkojë Kreun e Shtetit dhe të vulosë ligjshmërinë ulërtitëse të 30 qershorit.

Ende është shpejt për të thënë nëse kjo çmenduri do të bëhet vërtet realitet.

Por sido që të shkojë fati i Gjykatës së Lartë, pavarësisht nga rruga që do të zgjidhet për të kapur edhe dy organet supreme të drejtësisë në vend, një gjë po bëhet dita ditës më e qartë: krijimi i një koalicioni okult mes qeverisë dhe një kopeje ndërkombëtarësh të paprinciptë, për ta vënë Reformën nën zgjedhën e Edi Ramës.

I vetmi që po e ngre zërin ditët e fundit kundër këtij “komploti” është presidenti Ilir Meta. Me një stil të ashpër ai ka akuzuar edhe diplomatët që janë në plan të parë edhe lobistët që luajnë fijet pas kuintave, për këtë krim që po kryhet në sytë e të gjithëve.

Në këmbim të këtyre denoncimeve Meta është përballur me një seri shantazhezh. Ekspontentë të lartë të mazhorancës po i kujtojnë nga shkarkimi deri tek burgu. Poropaganda e shfrenuar po bombardon audiencën se veprimet e tij janë si pasojë e ankthit që ka nga reforma në drejtësi. Mediat pranë qeverisë po shtojnë insinuatat se ai ka frikë hetmi I së shkuarës së vet.

Natyrisht, që të gjithë e dinë se presidenti aktual nuk ka një kaluar prej ëngjlli. Si pjesë 30 vjeçare e kësaj klase politike edhe ai me siguri që ka arsye për ta kthyer me droje kokën pas. Mënyra se si ka përballuar zgjedhjet e famshme shqiptare, mënyra se si ka vënë pasurinë, videoja tashme e ngulitur në kujtesë, e regjistruar nga Dritan Prifti, nuk të lënë të dyshosh.

Por, thënë këtë, pak rëndësi ka nëse është interesi personal, apo ai kombëtar, që po e yshtin Metën të veshë kostumin e liderit që po denoncon komplotin kundër Reformës në Drejtësi.

Edhe nëse është ashtu sikurse propgandojë rilindasit, pra se Ilir Meta po e bën këtë nga frika e vet, ajo në këtë rast është sinkron edhe me frikën e të gjithë shqiptarëve, pra dhe të atyre që kanë paguar të gjitha taksat, që s’kanë futur dorën kurrë në buxhetin e shtetit, që nuk kanë kaluar asnjëherë semaforin me të kuqe, apo nuk kanë zaptuar asnjë centimetër nga trualli i komshiut.

Pasi, pavarësiht nga arsyet, të gjithë duhet të trembemi nga rënja e drejtësisë në dorë të një njeriu dhe nga përdorimi i saj si kamzhik mbi çdokënd që i del përpara.

Në këtë kuptim, kemi arritur në pikën paradoksale për tu lutur që frika e Ilir Metës të jetë sa më e madhe, sepse vetëm kështu do të rigrupohen forcat që do përpiqen të ndalojnë pëdhunimin në grup që po i bëhet reformës në emër të ndërkombëtarëve.

Vetëm në këtë mënyrë do të shtohen zërat që do të denoncojnë palaçollëqe si ato të Euraliusit dhe gjithnjë e më shumë njerëz do të kuptojnë se është e pakonceptueshme të ëndërrosh një drejësi të pavarur, të ngritur me ndihmën e një rregjimi.

Tags: ANDI BUSHATIedi ramafrikagjykata e larteilir meta

TË LIDHURA

I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen
Aktualitet

I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen

12:40 | 02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës
Aktualitet

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

12:23 | 02/04/2026
Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend
Aktualitet

Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

12:17 | 02/04/2026
Next Post
Pyetja mbi shtetësinë, Trump njofton urdhër ekzekutiv për zbatimin e saj

Pyetja mbi shtetësinë, Trump njofton urdhër ekzekutiv për zbatimin e saj

DW: BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan

DW: BE duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan

Festivali britanik/ Tjetër çmim për yllin shqiptar Dua Lipa, lista e plotë e fituesve

Festivali britanik/ Tjetër çmim për yllin shqiptar Dua Lipa, lista e plotë e fituesve







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen
Aktualitet

I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen

by mirseda
12:40 | 02/04/2026
0

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçë. Nuk dihen...

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

12:23 | 02/04/2026
Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

12:22 | 02/04/2026
Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

12:17 | 02/04/2026
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

12:16 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com