Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Të gjithë drejt Gjermanisë, 27 mijë shqiptarë ikën zyrtarisht në 3 vjet

3 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020

Në fund të vitit 2021, në shtetet e Bashkimit Europian kishte të regjistruar 566 mijë shqiptarë, pa përfshirë Greqinë, sipas statistikave të publikuara nga Bashkimi Europian.

Pjesa më e madhe e tyre është në Itali, ku deri në fund të vitit 2021 ishin të regjistruar 433 mijë shtetas, ose 76% e deklarimeve totale të Eurostat (pa Greqinë).

Eurostat nuk i ka publikuar të dhënat për Greqinë, por së bashku me Italinë, mbetet shteti që ka pritur në vite më shumë shtetas, në nivele të ngjashme me Italinë.

Në tre vitet e fundit, numri i shqiptarëve që jetojnë në shtetet e Bashkimit Europian është rritur me gati 30 mijë persona. Ajo që vihet re qartë është tendenca e re për të ikur drejt Gjermanisë. Nga 30 mijë persona që kanë arritur të regjistrohen në një vend të BE-së në tre vitet e fundit, rreth 27.3 mijë prej tyre kanë ikur drejt Gjermanisë, duke e çuar numrin në total në gati 77 mijë persona, të tretin pas Italisë e Greqisë për numrin e shtetasve shqiptarë në total që jetojnë në një vend të BE-së.

Franca është shteti i dytë pas Gjermanisë që ka parë rritjen më të lartë të shtetasve shqiptarë me rreth 8500 persona që janë shtuar, në një total prej 33 mijë personash. Ndryshe nga Gjermania, ku shkojnë përgjithësisht personat që kanë një kontratë pune, dhe si rrjedhojë figurojnë të regjistruar si rezidentë, në Francë është shumë më i lartë numri i personave që kërkojnë azil dhe si rrjedhojë mund të mos figurojnë ne regjistrimet e shtetasve jo të BE-së që jetojnë në Francë. https://www.monitor.al/aplikimet-per-azil-nga-shqiptaret-ne-2021me-shume-se-gjysma-ishin-ne-france/

Për të njëjtën periudhë është ulur me rreth 7 mijë persona numri i shqiptarëve në Itali. Italia mbetet gjithsesi shteti kryesor pritës me rreth 433 mijë shtetas shqiptarë.

Në vendet e tjera të BE-së janë të regjistruar më pak sesa 7 mijë persona. Pas Francës renditen Belgjika (6,807), Suedia (6,184) dhe Austria (3,038).

Rritja e lejeve të qëndrimit nga Gjermania

Gjermania, e cila po përballet me kufizime në tregun e brendshëm të punës, po tërheq vitet e fundit shtetas nga e gjithë bota, përfshirë dhe shqiptarë. Specialitete si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit janë ndër profesionet më të kërkuara në Gjermani.

Të dhëna të tjera të Eurostat, që janë të disponueshme deri në vitin 2020 tregojnë se lejet e qëndrimit që Gjermania ka dhënë ndaj shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm duke filluar nga viti 2018. Në atë vit mbi 10 mijë shtetas shqiptarë u pajisën me leje për të jetuar e punuar në ekonominë më të madhe të Europës. Në 2019-n, numri i tyre i kaloi 12 mijë. Në 2020-n, ndonëse në pandemi dhe kufizime të forta në lëvizje, u dhanë rreth 8,300 leje qëndrimi. /Monitor

Burimi: Eurostat

Tags: beemigracionGjermaniashqiptare

TË LIDHURA

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë
Aktualitet

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë

08:17 | 09/06/2025
14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Next Post
Rama mbledh koordinatorët e veriut në Velipojë

Rama shkarkon të gjithë krerët e PS në rrethe

Bledi Çuçi në Athinë, takohet me ministrin grek të Migracionit dhe Azilit

Bledi Çuçi në Athinë, takohet me ministrin grek të Migracionit dhe Azilit

Të mos e ngatërrojmë “hallin” e PD me hallin e demokracisë

Armiqtë e përbashkët të Sali Berishës me liderët pro rus që fituan dje

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Tre serbë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë dalin sot para gjykatës.
Kosovo

Tre serbë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë dalin sot para gjykatës.

by mirseda
09:11 | 09/06/2025
0

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”, që lidhet...

Tragjedi ajrore në Tennessee: Rrëzohet një aeroplan

Tragjedi ajrore në Tennessee: Rrëzohet një aeroplan

08:32 | 09/06/2025
Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë

08:17 | 09/06/2025
Gjimshiti me tre të verdha, mungesa e madhe e Kombëtares ndaj Letonisë

Gjimshiti me tre të verdha, mungesa e madhe e Kombëtares ndaj Letonisë

08:02 | 09/06/2025
Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

23:06 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com