Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Te dera pret Meta

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Si mund të arratisen nga hija e tyre?

Nga: Frrok Çupi

Luli tani nuk mund të ndahet nga tufa, edhe pse po tenton me sa ka takat. Ndryshe përralla e vjetër se ‘e ha ujku’ e çon në gojën e Ilir Metës.

Çfarë po ndodh në vathin e opozitës?

Një derë e lënë hapur qysh prej fillimit:

Kjo është rruga drejt Amsterdamit në Holandë. Lulzim Basha, një riosh i joshur prej pinjollëve të Berishës që pas viteve 2000 dhe i garantuar në kullën e tij kanunore, nuk paskësh qenë aq ‘naiv’ sa e menduan. Kur e rekrutuan për ta bërë, pak nga pak, dashin e këmborës në familjen politike ‘Berisha’, ai i dorëzoi të gjitha, si një i sapo- burgosur.

Dorëzoi rripin e pantallonave, komçat, telefonin, lidhëset e këpucëve…, veç një gjë bëri sikur nuk e kishte: Pasaporta Hollandeze. Sot e kësaj dite e shoqja e Bashës, që i bie të jetë zonjë e parë në një rast ekstrem, nuk voton në Shqipëri, sepse nuk ka shtetësi këtu.

Por edhe fëmijët. Basha nuk paska blerë shtëpi, veçse i paska me qira në Tiranë. Pra ai mund të zbresë lehtësisht nga pullazi ku po valvit dy gishtat për fushatë elektorale, dhe të strehohet direkt në Hollandë. Atje nuk e ha ujku.

Dyert e tjera janë të mbyllura:

Një derë të pasigurt po përpiqet të hapë Lulzim Basha; dhe kjo është ‘qeveria e re pa asnjë idhtar të Berishës’. Deklaratën se ‘në qeverinë time’ nuk do të jetë asnjë nga ministrat e qeverive të kaluara, ishte përgjigja e Bashës ndaj planeve të fshehta që ka gjetur në veprimet e Berishës.

Po cilët do të jenë ministrat e Bashës? Ai nuk i tregon, edhe sikur të jenë, sepse nuk do që t’ia kapin armiqtë e tij. Por edhe e di mirë se nuk do të ketë ministra; thjesht deklarata e tij është një rrethim ndaj Berishës.

Dyert e tjera i ka mbyllur vetë Berisha:

E shikoni çfarë po ndodh në ‘vathin’ e opozitës, së pari në strehën e PD? Për herë të parë në histori, Berisha nuk i shkoi Bashës në hapjen e fushatës elektorale ku u mblodhën 470 makina në sheshin e Tiranës. Basha erdhi në miting me një vonesë prej një orë e gjysmë; vinte pas një seance ‘dushi’ që  kishte bërë brenda në kacolle.

A do të vazhdojë ta ‘rrahë’ Berisha pafundësisht Lulzim Bashën? Sigurisht që jo. Që tani ai, në takime private me njerëz që përhapin lajme në vend dhe në botë, ka nisur të betohet se ‘nuk ka punë’ me Lulin. Si provë imediate ka dhënë performancën e fëmijëve dhe të dhëndrit. Ku kishte ‘va lumi’ të PD që të mos shfaqej Jamarber Malltezi?

Ai është edhe një lloj sekretari në forumin e lartë të PD. Megjithatë nuk duket asnjë sekondë në fushatën e Lulit. Mendoni që Malltezi tani ka më shumë nevojë për karshillëk ndaj politikës dhe ndaj publikut, për shkak të akuzave të një korrupsioni të tmerrshëm ku është kapur. E megjithatë e hedh poshtë këtë flamur.

Po ditën kur Basha i PD do të humbë zgjedhjet, çfarë ndodh me Berishën?

Fillesa e çështjes është po kaq e rëndësishme. Me prezencën dhe me mos- prezencën e tij, doktor Berisha ka ndikuar në humbjen e Bashës në 25 prill.

Madje edhe deklaratat e tij kundër vaksinimit të popullsisë, qytetari dixhital që thotë se vdekjet janë shumëfish…, të gjitha këto e kanë ulur besimin dhe simpatinë e zgjedhësve ndaj PD.

Edhe prezenca e Berishës si ‘kashè i pamposhtur’ dhe kryetar paralel i PD, ka bërë që si publiku i brendshëm edhe aleatët ndërkombëtarë të ‘tremben’ dhe të thonë: “Jo, nuk është koha që të votohet PD’.

Ditën e humbjes Berisha do të ketë një ofertë tjetër . Oferta lidhet me tre elementë: a) Pamundësia për ta mbajtur më Bashën në krye të PD; b) panevojëshmëria për një Bashë me pesë humbjesh; c) marrëveshja e lidhur mes Berishës dhe Metës për të ardhmen e PD.

Meta po pret që të vijë në krye të PD:

Kjo nuk mund të ndodhë direkt; dmth nuk mund të ndodhë që Meta të dalë nga presidenca, të vijë në mbledhjen e Këshillit të PD dhe Basha ta prezantojë “Ja, zoti Meta do të jetë kryetari juaj”. Jo, sigurisht. Pas humbjes së Bashës, në krye të PD mund të vijë vetëm vetë Berisha.

Ai ‘thesar’ 30 vjeçar klanor nuk mund të dorëzohet pse dikush voton, veçse në duar të të kontraktuarve. Berisha ka një marrëveshje të vjetër me Ilir Metën. Herë janë grindur e herë janë afruar, por që nga viti 1994, ata janë ortakë të pandarë.

Kurbani i parë ishte Fatos Nano në burg, në 1993. Por përgjatë rrugës, marrëveshja ka qenë edhe politike; domethënë kryesisht jashtë- politike. Sidoqoftë, bashkë. Ilir Meta ka kohë që e ka në dorë këtë kontratë; të paktën që ditën kur deklaroi se  pas 25 prill ‘lë karrigen e presidencës dhe marr kryesimin e  Opozitës”.

… Dera e parë e Bashës mbetet dera e hapur për të.

Tags: Frrok Çupiilir metaopinion

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Situata në Rinas, Rama: Aeroporti është marrë peng nga Meta dhe Berisha

Situata në Rinas, Rama: Aeroporti është marrë peng nga Meta dhe Berisha

AstraZeneca, variant të ri të vaksinës për personat nën 30 vjeç

AstraZeneca, variant të ri të vaksinës për personat nën 30 vjeç

Situata e Covid-19/ Komiteti Teknik njofton masat kufizuese

Situata e Covid-19/ Komiteti Teknik njofton masat kufizuese







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com