Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Te dera e PD-së kemi harruar Shqipërinë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Raketat” që presidenti, “Zonja e Parë” dhe PD kanë drejtuar ndaj SHBA-së

Nga: Frrok Çupi

Tani këta prapë po grinden brenda shtëpisë; mëhalla jonë nuk ka qetësi as natë as ditë. Ky ka qenë fati i mirë dhe i keq i PD që nga momenti kur lindi: Sa hapi sytë, zgjoi mëhallën me vaje, thika dhe ura zjarri!, por mëhalla ia fali gjithë jetën duke thënë se ‘janë të rinj, antikomunistë!’. Sherri i parë plasi në ditën e fillimit të shkurtit 1991 kur zgjedhjet për kryetar të PD i fitoi Leka Meksi. Aty u hap Berisha nga njëra dritare në tjetrën e shkundi me shqelma dyshemenë: ‘O unë kryetar i PD, o vdekje!’.

‘Mirë, mirë, doktor, merr votat e mija, veç jo luftë!’, i lutej Meksi. Hapeshin dritat e dritareve një pas një; po zgjohej gjithë mëhalla te Rruga Fortuzi. Ishte ora dy a tre e mëngjesit, ftohtë e mjegull në Tiranë. Por Berisha nuk pushoi derisa u zgjodh me manipulim një javë pas kësaj… Më duket se që atë ditë pa gdhirë, PD e harroi Shqipërinë prapa derës dhe vetëm ia çau kokën me grindjet e veta. Luftë sot e luftë nesër, intrigë e sherr, prapaskenë e vrasje, vjedhje dhe kontrabandë, armë dhe naftë, rrëzoje tjetrin e shkele në fyt, bërtit njëri e bërtit tjetri…, të gjitha ndodhen në shtëpinë e vogël PD. Shqipëria mbeti duke dëgjuar këtë krijesë se si hahej me bishtin e vet. Edhe sot e kësaj dite, Partia Demokratike nxjerr nga dritaret e veta vetëm tymin e luftës së vet, dhe helmon vendin.

E shikoni çfarë po ndodh tani?

Njeriu që u zgjodh me manipulim atë ditë pa u gdhirë në vitin 1991, po ai ka zgjedhur me manipulim një syth të tij dhe tani po i sulet që ta rrjepë. Sali Berisha i sulet Lul Bashës, shpirtit të tij, dhe i thotë se do ta nxjerrë nga gurmazi por nuk e mban më përbrenda. Luli ka përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar. Amerika kërkon përjashtimin e Berishës nga froni i okupuar me mëkate të mëdha ndaj Shqipërisë…

E vini re?… Amerika e kërkon ‘përjashta!’ Sali Berishën, ndërsa këta e gënjejnë Shqipërinë sikur ‘problemi është vetëm brenda në shtëpi!’. Që atë mëngjes kur e harruan Shqipërinë te dera  si një fëmijë të paligjshëm, kjo ka ndodhur. Edhe apologjetët e të dy palëve duan ta transferojnë gjithë ‘dramën’ brendapërbrenda shtëpisë së PD, kur në fakt kjo PD ia shkaktoi tragjedinë Shqipërisë. Dëgjohen kudo vetëm emrat PD, Berishë e Bashë…, por fshehin viktimën e tyre që është Shqipëria.

Ja kjo është gjithë skena. Kurrë në historinë e një shteti europian siç është vetë vendi ynë i bekuar, njeriut nuk ia ka bërë trurin dhallë  emri i Partisë: ‘PD’ në mëngjes, ‘PD’ në drekë e në mbrëmje, ‘PD’ këtu, ‘PD’ aty, ‘PD’ lart e ‘PD’ poshtë…, ‘PD’ në Sevilje. As vetë PPSH, që e kishte shpallur veten ‘nënë e të gjithëve’ nuk ia ka gërryer shpirtin njeriut kaq shumë sa këta sot; ndoshta edhe pse PP nuk kishte kaq shumë tv, nuk kishte internet, nuk lejohej edhe të dëshmonin se cili u vra e cili u sakatua brenda shtëpisë ‘Parti’.

Po kjo është dhunë mbi popullin.

Ja ku jemi përsëri sot, kur aleati i kombit, SHBA, hapi kutinë e tragjedive dhe tha ‘cili është shkaktari i tragjedisë, cili e minoi demokracinë dhe vodhi pasurinë e Shqipërisë’. Ndërsa këtu thonë se problemi është ‘ça bahet me Lulin e Saliun’…Shqipëria është përjashta, në të ftohtë e në mjegull?!

Që nga viti 1992, kur PD u ngjit në pushtet ‘foshnjës së huaj’ jashtë derës, i kanë ndodhur disa drama: I humbën 1,2 miliardë dollarë në piramidat mashtruese; iu vranë 3000- aq sa në kullat Binjake; iu mbytën 118 në Otranto duke ikur nga ‘dushmani’ i tyre; iu dogjën me predhat nga qielli 26 e mes tyre një fëmijë 7 vjeç; iu ngatërruan fijet e kombit mes Milloshevicit, Arkanit dhe Bahreinit ku presidenti nga PD i thurte Shqipërisë intriga vrastare prapa shpine; iu zhduken dëshmitarët e krimit që nga Remzi Hoxha e deri te asistentja e Berishës; i bënë grusht shteti, i përdhosën selitë e qeverisë dhe të Kuvendit; i futën konfliktin e përjetshëm mes popullit; ligji i pronave sot ka krijuar aq konflikte sa numërohen tre herë më shumë se vetë popullsia; i vranë Drejtësinë; i vranë Demokracinë; i plaçkiten pronat; familja e të parit të PD mblodhi pasuri të madhe sa për të sunduar vendin me dhunë; deri në ’97 instaluan në vend 95 organizata terroriste nga më të egrat; sigurinë dhe sovranitetin e vendit ia dorëzuan Damir Fazlliçit… Në fund mbeti vetëm një tortë prej 500 metra katrorë në sheshin Skënderbej, ku u zhytën varfanjakët dhe lapanjozët dhe na nxori bojën kudo në botë.

… Atje mbeti Shqipëria, përjashta. Nga selia e PD sot e për gjithë ditën vijnë zhurma pa fund. Edhe këta që janë përjashta si apologjetë, duan t’i mbushin mendjen njeriut se problemi nuk është drama për të cilin guxoi Amerika (vetëm Amerika mund të guxonte), por është zënka mes dy tipave aty në ‘kacolle’. Këta paskan folur që nga dritarja vetëm me budallenj…/ Fjala

Tags: Frrok ÇupiPDsali berisha

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Zot na lër koronën më mirë, nëse kjo është dashuria e radhës

Qetësohen raportet kryeministër-president, të enjten votimi emrave të qeverisë

Fjolla Morina lirohet nga burgu

Fjolla Morina lirohet nga burgu

Ekzekutoi 2 motrat në Astir, Ademi s’ka asnjë problem në shëndetin mendor

Ekzekutoi 2 motrat në Astir, Ademi s'ka asnjë problem në shëndetin mendor







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së
Kosovo

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

by mirseda
17:19 | 09/02/2026
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit...

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

16:44 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

16:33 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com