E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Ekzekutoi 2 motrat në Astir, Ademi s’ka asnjë problem në shëndetin mendor

Tashmë janë mbyllur hetimet për Përparim Ademin, i akuzuar për vrasjen e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi para djalit të mitur 14 vjeçar, në dhjetor të vitit 2020. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe akt ekspertimin, mbi gjendjen e tij mendore dhe ka rezultuar pa probleme. Pritet që dosja në ngarkim të tij të dorëzohet në Gjykatën e Tiranës, me akuzën e vrasjes ndaj dy ose më shume personave për shkak të marrëdhënieve familjare.

Nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari nuk pranonte ndarjen nga dy motrat me të cilat kishte një lidhje jashtëmartesore. Ngjarja tragjike u shënua mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit, në banesën e motrave Metani e Bardhi.

Përparim Ademi kishte një lidhje jashtëmartesore me të dyja motrat, të cilat i vrau paraditen e 31 dhjetorit me breshëri plumbash në shtëpinë tyre, në zonën e Astirit në Tiranë.

Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë xhelozia e Ademit ndaj Zhanetës, që besonte se e tradhtonte me një person tjetër. Me Zhaneta Metanin ai kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Pas vrasjes së dyfishtë në Astir, bashkëshortja e Përparim Ademit ka treguar se si është njohur më viktimat dhe kërcënimet që ka marrë nga familjarët e tyre pas ngjarjes së rëndë.

“Kërkoj mbrojtje nga shteti dhe nga policia, do zhdukem se do me vrasin të gjithë. Unë kam pas hyrje-dalje me to, kam pas hyrje-dalje që mos prishja familjen time. Unë nuk e shtyva burrin të bënte vrasjen”, ka thënë ajo më herët.

Bashkëshortja e 59-vjeçarit, ka mohuar akuzat se burri i saj trafikonte fëmijë. “Nuk janë të vërteta akuzat për trafikim fëmijësh, janë të gjitha rrena. Nuk ka shitur asnjë fëmijë. Më vjen turp, por ata duan shtëpitë”.

Sipas vëllait të viktimave, 59-vjeçari Ademi ka shfrytëzuar Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin për prostitucion, si dhe u ka trafikuar fëmijët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës...

Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

Nga: Ermal Hasimja Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla (babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe...

Qalaj: Situatë e tensionuar në veri, protesta udhëhiqet nga Lista Serbe

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka konsideruar të tensionuar situatën në veri të vendit. Reagimi i tij ka ardhur pas vendimit...

Ndryshimi mes katarsisit të Fatos Nanos dhe Sali Berishës!

Nga: Alfred Peza Ditët e fundit në rrjetet sociale janë rikthyer çuditërisht, disa nga momentet më të paharrueshme të KPD-së së famshme të dhjetorit 2001,...

Ish-presidenti i Katalonjës arrestohet në Itali

Udhëheqësi separatist katalanas, Carles Puigdemont, është arrestuar në Itali me një urdhër arresti spanjoll. Spanja e ka akuzuar atë për kryengritje për një referendum...