Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Të burgosurit shqiptarë në Greqi: Po na lënë pa bukë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të burgosurit shqiptarë në Greqi: Po na lënë pa bukë

Dhjetëra të burgosur shqiptarë në Greqi ankohen për kushtet çnjerëzore që mbahen në qeli. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërritën dhjetëra video ku duken plehra në dhomë, korridore dhe oborre. Pas pamjeve, gazetarët e Fiksit zhvilluan një bisedë me Skype me këta të burgosur, të cilën u ankuan edhe për ushqimin, ku sipas tyre për 24 orë kanë nga 1 salçice, gjysëm kos të vogël dhe 1 kokë lakër 8 vetë.

“Ndodhemi në burgun e Patras dhe ju drejtohemi se ne si shqiptar jemi dënuar maksimalisht. Për të njëjtën akuzë, ne dënohemi me burgim të përjetshëm dhe shtetasit grek vetëm me nga 8 vite burg. Njëri prej të burgosurve, i quajtur Algen Roso, thotë se është dënuar për transport hashashi me burgim të përjetshëm. “Gjyqin në shkallë të parë e kam mbaruar në dhjetor të 2017-ës. Ka vajtur në Apel, isha po ma shtynë edhe 1 vit. Tani në datën 7 bëhesha gati për në Apel që të shkoja në shtëpi. Tani më fikën dritat, më thanë mirupafshim. Kur të iki Covidi më thanë” thotë ai, ndërsa saktëson se në këtë burg janë rreth 200 shqiptarë, ku shumica janë dënuar vetëm me disa indicie.

Ndërkohë, ata ankohen se aktualisht burgu është plot me plehra. “Në burg aktualisht nuk kalon dot, është plot me plehra. Mund të bjerë kolera, lërë atë Covidin. Kolera! Në momentin që s’punojnë burgaxhinjtë, nuk nxirren pislliqet jashtë. Ka plehra në korridore, oborre, dhoma. Nuk kalon dot. Këtu është një, po ta shikosh në video, në kamer, këtu trembet po të futet njeri. Kanë futur nja 4 cuba nga jashtë tani, ose DAP-i që i thonë në shqip, dhe kë të marri dhe kë të lë, thonë ata, ndërsa pohojnë se për gjendjen kanë bërë edhe video. Sipas tyre, në të gjithë burgun është e njëjta situatë, ku Burgu i Patras e ka kapacitetin për 420 vetë dhe në këtë moment ka 629 të burgosur. “Qelia është për 4 veta. Këta lart janë 11 veta, 12”, thotë një prej tyre.

Pas ankesës, disa të burgosurit filmojnë live ambientet e burgut, ku duken plehrat kudo, në korridore, në oborr, ndërsa burgu nuk ka kushtet më minimale të jetesës, ndërsa lë shumë për të dëshiruar higjiena. Më pas na tregojnë edhe ushqimin. “Këto janë kosa, që i marrin 2 + 1 dhuratë. Këto salçiçet megjithë këtë mollën dhe këtë kokën e lakrës, për 7 veta. Mëngjes, drekë, darkë! Ushqimi i gjithë ditës, një herë në ditë na japin ushqim, nga një salçiçe.

Nga gjysmë kosi për njeri, na gjysmë. Ne jemi 8 veta!” pohojnë ata, ndërsa shtojnë se aktualisht nuk i japin më ushqim siç sillnin; në mëngjes sillnin çaj ose qumësht. “Kush nuk e pinte qumështin, merrte çaj. Nuk japin më, i kanë prerë ato. Në drekë i ndajmë ne si komision, na i hedhin atje sikur ja hedhin qenve dhe dalim ne 3 veta që jemi në komision që ti ndajmë dhomë më dhomë në mënyrë të barabartë, që mos të ketë njëri më shumë e tjetri më pak. Mbasdite nuk sjellin më asnjë lloj ushqimi. Deri nesër në drekë këta njerës duhet të jetojnë me ato që patë ju. Me një kokë lakër, një salçiçe për njeri dhe 3 kosa (për të gjithë)”, thonë të burgosurit.

Më tej shtojnë se shqiptarët janë trajtuar ndryshe nga të burgosurit e tjerë. Qeveria greke ka marrë disa masa lehtësuese për të burgosurit, nga pandemia Covid 19, por të burgosurit shqiptarë nuk kanë përfituar. “Para dy javësh doli ministri i Rendit edhe tha që për arsye të koronavirusit 2019 ka vendosur ministria të nxjerrë njerëzit përjashta. Kush ka marrë dënim deri në 5 vjet, do të dalë direkt. Kush ka marrë dënim deri në 8 vjet dhe ka bërë 2/5 me punë do dali menjëherë. Kush ka bërë 1/3 e dënimit, vetëm burg, pa punë, një njeri është dënuar 12 vjet, po ka bërë 4 vjet burg, duhet të dali. Kush ka edhe 1 vit akoma për të dalë do e nxjerrin. Pleqtë mbi 65 vjeç do ti nxjerrin, do ti çojnë nëpër shtëpitë e tyre do ti vënë lëta elektronikidhin që ti kontrollojnë me GPS. Nga të gjitha këto nuk bëri asnjë gjë” pohojnë ata, ndërkohë që kanë pakënaqësi edhe për vonesat me dashje të zhvillimit të gjyqeve në apel. /Top Channel

 

Tags: “Fiks Fare”Greqishqiptarte burgosurit

TË LIDHURA

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste
Showbizz

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet
Aktualitet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Next Post
Basha nxjerr fotot: Kriza reflektoi dështimet e Ramës

Basha nxjerr fotot: Kriza reflektoi dështimet e Ramës

Pipero tregon çfarë e tremb nga hapja e vendit

Pipero tregon çfarë e tremb nga hapja e vendit

LSI marrëveshje me PS? Vasili: Ramën e presin ditë tronditëse

LSI marrëveshje me PS? Vasili: Ramën e presin ditë tronditëse

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com