Studiuesi Taulant Muka është fokusuar te masteri i kreut të opozitës, Lulzim Basha, ndërsa ka hedhur dyshime të forta mbi përfundimin e tij në Hollandë. Sipas Mukës, vetë Basha ka deklaruar që në vitet 2000-2004 ka qenë me punë në Kosovë, dhe nuk mund të ndiqte njëherësh dhe studimet master, për të cilat deklaron se i ka përfunduar në vitin 2005. Po kështu, ai parashtron pyetjen me doza ironie, se a është kjo arsyeja pse opozita hesht për skandalet e publikuara me diplomat fallco të politikanëve.
Statusi
A mund te na tregoje Lulzim Basha se si e ka mbaruar masterin e presupozuar ne Utrecht ne 2005, kur sipas formularit qe ka dorezuar vete ne KQZ, ne vitet 2000-2004 ka jetuar ne Kosove dhe me pas ne Shqiperi? Dua t’ju kujtoj se Lulzim Basha nga viti 1993-1999 ka marre certifikaten per mbylljen e nje viti akademik ne “Ligjin Holandez”. Sistemi i Bolonjes u implementua ne vitin 2002 ne Holande, e rrjedhimisht studimet master kane qene 5 vjeçare. Pyetja qe lind eshte: a ka mbaruar studimet z. Basha ne Holande apo diku tjeter?! Dhe a eshte kjo arsyeja pse opozita sot hesht per skandalet e publikuara deri me sot me diplomat fallco te politikaneve dhe nje pjese te stafeve akademike?!