Kryesore

Shembet ndërtesa pranë stadiumit, Veliaj: Për të fortët që shtuan katet pa leje…

               Publikuar në : 09:46 - 12/07/19 Enno

Policia Bashkiake ka nisur shkatërrimin e një ndërtese shumëkatëshe pranë stadiumit kombëtar. Në këtë godinë ishin vendosur disa biznese, si bar kafe dhe fast food.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar menjëherë pas shembjes së saj parmes një postimi në Facebook. Veliaj ka postuar një video gjatë momenteve të shembjes duke thënë se iku ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranës, për ta hapur plotësisht Sheshin Italia për Arenën Kombëtare.

Veliaj paralajmëroi edhe për shpronësim për ata me leje dhe prishje për të fortët që shtuan katet pa leje, në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha

Postimi i plotë:

“Çibani i fundit! Ikën ngrehina e mbetur nga aksi qendror i Tiranës për ta hapur plotësisht Sheshin Italia për Arenën Kombëtare.
Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq ✌ #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT