Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Talebanët ia presin kokën volejbollistes afgane

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Militantët talebanë dyshohet se i prenë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar afgan të volejbollit. Ky fakt i tmerrshëm është konfirmuar nga trajneri i ekipit. Sipas një raporti, talebanët i kanë prerë kokën një lojtareje të volejbollit, dhe kanë postuar fotografinë e kokës së saj në mediat sociale.

Mahjabin Hakimi, një yll në rritje i Klubit të Volejbollit në Kabul, u masakrua nga xhihadistët në fillim të këtij muaji, tha trajneri i saj në një intervistë me “The Persian Independent”.

Mahjabin ishte vrarë në mënyrë misterioze, një javë para se talebanët të ‘kapnin’ Kabulin. Pretendime të tjera thanë se ajo kishte kryer vetëvrasje. Një fotografi e supozuar e kufomës së Mahjabin tregoi një dëmtim në qafën e saj, por është e pamundur të thuhet nëse kjo është shkaktuar nga një thikë.

Vdekja e vajzës po raportohet tani, pasi trajneri tha se militantët islamikë kërcënuan familjen e saj që të mos i tregonin askujt se çfarë kishte ndodhur.

“Të gjithë lojtarët e ekipit të volejbollit dhe pjesa tjetër e grave sportiste, janë në një situatë të keqe dhe në dëshpërim dhe frikë”, tha ai. “Të gjithë janë detyruar të ikin dhe të jetojnë në vende të panjohura”. Mahjabin luajti volejboll për klubin e Kabulit, para se talebanët të merrnin pushtetin nga qeveria e mbështetur nga SHBA në fund të gushtit.

Trajneri tha se ajo ishte një nga dy vajzat që nuk kishin arritur të iknin nga Afganistani.

Raportimet se asaj iu pre koka, kanë nxitur frikën tek atletet e tjera femra që janë fshehur. Nën interpretimin e tij të rreptë të ligjit të Sheriatit, talebanët nuk i lejojnë gratë të luajnë sport, të marrin pjesë në punë ose arsimim.

Gratë që kundërshtojnë dekretet e grupit terrorist, rrezikojnë torturën dhe vdekjen. Ekipi kombëtar i volejbollit i grave afgane, u ka bërë thirrje organizatave të huaja për ndihmë për t’i larguar ato nga vendi, por deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: KabulMahjabin HakimiMilitantëtVolejboll/

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

"Ma gjej numrin e kësaj gocës me Toyota", plas skandali me policët në Tiranë

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com