Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Ma gjej numrin e kësaj gocës me Toyota”, plas skandali me policët në Tiranë

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Një polic i fiksuar pas një vajze, ka kërkuar ndihmën e kolegëve të tij për të poseduar të dhënat. Kjo nuk është një ngjarje e trilluar, por një histori e vërtetë që përfundoi me arrestimin e këtyre personave. Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një ditë më parë urdhra arrestimi për tre punonjës policie të Tiranës, të cilët janë kapur në shkelje duke “shpërdoruar detyrën”. Polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar në datën 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine që ai e kishte parë në lavazh. Jon Burri i ka kërkuar kolegut të tij të dhëna në lidhje me identitetin, numrin e telefonit të vajzës me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer kur e kishte parë teksa kishte çuar makinën në lavazh.

Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar, por pas ngulmimit nga Jon Burri, ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Ata i kanë siguruar Jon Burrit të dhënat e vajzës, duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit “mbi të dhënat personale”, krahas “shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.

Nisur nga shkelja në fjalë, prokuroria lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:

Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Ndërkohë, Matilda Hamollari, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në “arrest shtëpie”.

“Numri i shtetasit Durim Murja është vënë në përgjim me vendim gjykate. Në datën 09.08.2021 ora 17:00 këtë shtetas e telefonon kolegu i tij Jon Burri i cili i kërkon t’i japë të dhënat e plota për një automjet me targa AB XXX CP dhe pronaren e tij pasi e kishte parë në një lavazh dhe e kishte pëlqyer si femër.

Fillimisht Durim Murja stepet se për të bërë këtë veprim duhet krijuan një numër unik në sallën operative, por më pas nëpërmjet koleges Matilda Hamollari, ku kjo e fundit telefonon në sallën operative të Komisariatit të Policisë Nr.1 nxjerrin të dhënat e plota të automjetit me targa AB XXX CP si emri i pronares A.C. dhe ja transmetojnë shtetasit Jon Burri.

“Është pyetur shtetësja A.C., e cila shprehet se nuk ka autorizuar askënd të hyjë në të dhënat e saj personale, ndihet e shqetësuar që ky fakt ka ndodhur dhe kërkon që të zbulohet e vërteta. Ngjarjen e konfirmojnë me thëniet e tyre shtetasit Matilda Hamollari dhe Jon Burri”, është kjo një pjesë e dosjes.

Tags: Arjan BallaDurim MurjaJashar ShehuMatilda Hamolli

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com