Mediat serbe shkruajnë se presidenti Vuçiç ka bërë gati një dhuratë për liderin e SHBA-ve, Donald Trump.
Sipas “Novosti”, Vuçiç do t’i dhurojë presidentit amerikan një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë, me imazhin e Nikola Teslës.
“Kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe dhe është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet në shkrimin e medias.
Lideri serb dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohen me presidentin Trump sot në orën 17:00 pasdite (me atë të Evropës Qendrore) ose në orën 11:00 (me orën lokale në Uashington).