Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

“Tahiri” shkarkon Sokol Ballën nga Top Channel, moderatori së shpejti në Vizion Plus

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
“Tahiri” shkarkon Sokol Ballën nga Top Channel, moderatori së shpejti në Vizion Plus

Drejtuesi i emisionit “Top Story”, Sokol Balla, ndryshe nga normalisht, nuk morri pjesë në këngën tradicionale të fund vitit në Top Channel. Burime nga ky televizion bënë me dije për portalin “Lapsi.al”, se organizatorët kishin marrë porosi të veçantë të kujdeseshin që si Filip Çakulli, po ashtu edhe Balla të ishin patjetër në këtë eveniment që afishon ikonat e TV më të madh në vend. Por ndërsa Çakulli edhe ai në një krisje të thellë me drejtuesit e televizionit, e ka pranuar me gjysmë zemre ftesën – urdhër, Sokol Balla e ka refuzuar atë. Dhe kjo jo për një kapriço të gazetarit. Konflikti është më i thellë.

Media online Dritare.net që i referohej burimeve të brendshme të Topit, njoftonte sot se krisja midis Vjollca Hoxhës dhe Ballës kishte ndodhur direkt pas emisionit ”Top Story” në shtëpinë e Saimir Tahirit. Për atë intervistë, Balla mori shumë kritika në publik se u tregua tepër i butë me ish ministrin e Brendshëm dhe i la atij pa i bërë pyetjet themelore. Pikërisht ky raeagim ka ndezur ndoshta paranojën e theksuar që mundon prej kohësh Vjollca Hoxhën, e cila ka bindjen se figurat kryesore të Top Channel e tejkalojnë atë, për të bërë lidhje të drejtpërdrejta me politikanët më të lartë në vend. Në më shumë se një rast burime të Topit pretendojnë se znj Hoxha është ankuar pranë miqve të saj të afërt, se ajo nuk përfillet nga Edi Rama për arsye se ai ka vendosur lidhje direkte me vartësit e saj në këtë tevevizion. “Unë nuk po përfitoj dot aq shumë sa Sandri i Klanit për arsye se unë nuk i kam në zap ushtarët e mi”, besohet se është makthi që e mundon trashëgimtaren e kësaj perandorie mediatike.

Dhe në këtë sfond, intervista e Sokol Ballës me Saimir Tahirin, ka qenë me sa duket kupa që ka derdhur gotën. Kjo gjë u pa menjëherë edhe në ndryshimin e politikës së televizionit. Përpos shkarkimit të Ballës nga Drejtor i informacionit, menjëherë pas këtij emisioni, Topi filloi edhe sulmet kundër Tahirit. Ai transmetoi dy tre kronika të forta kundër ish-ministrit të Brendshëm, ndonjërën prej tyre të propaganduar me shumë bujë por të pa mbështetur në fakte.

Megjithatë version zyrtar që drejtuesit e Top Channel dhanë në atë kohë për Lapsi.al ishte: “Sokol Balla do të largohet nga lajmet, por ai do të vazhdojë të jetë drejtues i “Top Story”, emisionit që e drejton prej një dekade.

Por, me sa duket një zgjidhje e tillë, që cenonte si egon po ashtu edhe ambicien e tij profesionale, nuk i ka pëlqyer Sokol Ballës. Menjëherë ai ka filluar kontaktet për të braktisur Top Channel. Burime të Lapsi.al flasin për një marrëdhënie në fazë të avancuar me vëllezërit Dulaku, pronarë të Vizion Plus. Burime nga kjo media, që është me diferencë të theksuar nga Top Channel në audience, flasin për një drekë të disa ditëve më parë ku mes pronarëve të Vizionit dhe Ballës është arritur marrëveshja përfundimtare. Në këtë drekë, ku ka qenë prezent edhe një drejtues tjetër i një emisioni të rëndësishëm në Top Channel është vendosur që Ballës t’i bëhet gati studioja televizive për në janar.

Ende nuk dihet se sa herë në javë është propozuar të jetë emisioni i Ballës dhe çfarë ditësh (kur dihet që Vizion Plus ka tashmë dy emisione politike, Rudina Xhunga të hënën dhe Aleksandër Furxhi të premten). Por një gjë është e qartë: palët janë në pikat e fundit të diskutimit të marrëveshjes. E këtë gjë e konfirmon edhe fakti se si kurrë ndonjëherë më parë, Sokol Balla, refuzoi të vinte fytyrën e tij, në këngën e përvitshme të Top Channel./Lapsi/

Tags: moderatorise shpejtishkarkonSokol BallënTahiriTop-ChannelVizion Plus

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Katastrofat natyrore/Fatura e dëmeve për 2017 shkon në 306 mld dollarë

Katastrofat natyrore/Fatura e dëmeve për 2017 shkon në 306 mld dollarë

Legjenda e Barcelonës: Modric lojtari kroat më i mirë në histori

Legjenda e Barcelonës: Modric lojtari kroat më i mirë në histori

Veliaj për votën e “tradhtarëve” të LSI-së: Më janë vetofruar

Veliaj për votën e “tradhtarëve” të LSI-së: Më janë vetofruar







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com