Ish-ministri Saimir Tahiri është përgjigjur nëse do t’i rikthehet politikës pas gjyqit. Në prononcimin për mediat, Tahiri nuk e mohoi këtë si mundësi, por u shpreh se nuk është prioriteti i tij për momentin.
Pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i shtyu seancën më 19 shtator, ish-ministri i Brendshëm tha se ka persona që janë akuzuar për vrasje dhe për vjedhje stratosferike, dhe sërish ndodhen në majat e politikës.
A mendoni ju se do të riktheheni në majat e politikës?
“Janë akuzuar për vrasje njerëzish edhe për vjedhje stratosferike në xhepat e njerëzve, dhe sot janë në majat politike. Por unë nuk mendoj për këtë, unë mendoj për drejtësinë time. Kur kjo betejë e imja të përfundojë siç dua unë të përfundojë, atëherë këtë betejë do ta kthej në betejën e çdo qytetari”.