pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcashwin girişnesinecasinojojobet girişcashwinesbet girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetesbetholiganbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një Komision Hetimor pa objekt hetimi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ervis Iljazaj

Rasti i djeshëm ku Presidenti i Republikës u thirr dhe u përball me Komisionin Hetimor Parlamentar  i ngritur për shkarkimin e tij, ishte hera e parë në historinë e shtetit shqiptar, dhe si e tillë, përtej arsyeve të tjera, meritonte një vëmendje dhe një kuriozitet të jashtëzakonshëm, ashtu sikurse duhet të jetë dhe iniciativa për shkarkimin e Presidentit. Në këtë kuptim,  mënyra se si do të trajtohej debati, pyetjet që do ti drejtoheshin Presidentit të Republikës, serioziteti i përballjes midis dy organeve kushtetuese të Shqipërisë, ishin disa aspekte që mund të konsideroheshin si një rast studimor nga cdokush që merret me drejtësinë apo me politologjinë.

Mirëpo, fatkeqësisht duhet të them që Komisioni Hetimor Parlamentar nuk ishte në lartësinë e duhur. Nuk ishte aspak i përgatitur dhe serioz për të kryer një iniciativë dhe një hetim kaq të jashtëzakonshme siç është ai për shkarkimin e kreut të një shteti.

Përshtypja që mu krijua kur mbaroi seanca e pyetjeve, ishte i një Komisioni Hetimor sipërfaqësor, që ende nuk e kishte kuptuar që iniciativa që kishte ndërmarrë, është një inicitavë e jashtëzakonshme, dhe që kërkon të gjithë përgatitjen dhe thellësinë e duhur për të trajtuar një çështje të tillë.

Dhe e gjitha kjo për një arsye të vetme. Komisioni Hetimor Parlamentar nuk ka ende të qartë qëllimin e tij dhe arsyen se përse duhet një i tillë në raste kur ka një iniciativë për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Nësë dëgjon më vëmendje të gjithë debatin midis Presidentit dhe anëtarëve të Komisionit, të dukej sikur ishe në një seancë të Gjykatës Kushtetuese, ku anëtarët e Komisionin nëpërmjet pyetjeve pretendonin se Presidenti kishte shkelur Kushtetutën, ndërsa Presidenti nga ana e tij jepte argumente që aktet e tij ishin konform Kushtetutës.

Por, qëllimi i një Komisioni Hetimor në këto raste nuk është aspak të vërtetojë që Presidenti ka shkelur Kushtetutën apo jo.  Kur Parlamenti ndërmerr një iniciativë për të shkarkuar Presidentin, sigurisht që mendon se ky i fundit e ka shkelur Kushtetutën, ndryshe nuk do të kishte kuptim një nismë e tillë, edhe pse fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese.

Qëllimi i Komisionit Hetimor në këto raste, kur Parlamenti pretendon se Presidenti duhet shkarkuar, është të hetojë efektet me natyrë penale që kanë patur aktet e Presidentit. Edhe për faktin se, kushtetutshmëria nuk hetohet, por gjykohet. Veprat penale hetohen.

Sepse, vetëm në këtë rast, kur veprimet e Presidentit kanë natyrë penale, ky i fundit mund të shkarkohet. Pikërisht këtë gjë heton Komisioni Hetimor Parlamentar, natyrën penale të veprimeve të Presidentit. Sepse, nëse thjesht kërkon që të vërtetojë që dekreti i Presidentit Meta ishte antikushtetues dhe kaq, atëherë fare lehtë mund ti drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe ta rrëzonte atë,  kur kjo e fundit të  formohet.

Një  President mund të nxjerrë dhe një akt antikushtetues, sepse në një moment të caktuar e mendon se po bë gjënë e duhur, ose thjesht ka interpretuar gabim Kushtetutën.  Nuk them aspak se dekreti i Metës  në këtë rast ishte antikushtetues, pasi këtë gjë e di vetëm Gjykata Kushtetuese. Megjithë, për arsye argumentimi po e marë të mirëqenë.

Por kjo nuk mjafton për ta shkarkuar atë. Për të shkarkuar Presidentin e Republikës duhet vërtetuar qëllimshmëria e tij,  e theksojë qëllmshmëria, për të  ‘’shkelur rëndë’’ Kushtetutën, në dëm të interesave kombëtare, duke kryer kështu edhe një veprim që sigurisht ka natyrë penale.

Fakti që Parlamenti pretendon shkarkimin e Presidentit, dhe jo thjesht antikushtetueshmërinë e një dekreti të tij, duhet ti faktojë shqiptarëve dhe Gjykatës Kushtetuese natyrën penale të veprimeve të kreut të shtetit.

Në këtë kuptim, pyetjet që prisja nga anëtarët e Komisionit Hetimor ishin të tipit: A ka patur Presidenti qëllim të destabilizojë Shqipërinë dhe prishë rendin kushtetues ? A ka patur Presidenti qëllim me anulimin e datës së zgjedhjeve dhe vendosjen e një date të re favorizimin e një grushti shteti? A ka bashkëpunuar Presidenti me armiqtë  e Shqipërisë ? A ka patur qëllim Presidenti  shitjen e territorit shqiptar me këtë akt? A ka qenë Presidenti nën influencën e organizatave të huaja të dyshimta që ka ndërmarrë këtë veprim?

Pra, pyetje të natyrës që faktojnë natyrën penale të dekretit presidencial, dhe mbi të gjitha vetëdijen dhe qëllim për ti bërë ato. Mirëpo,  Komisioni Hetimor Parlamentar nuk e ka as mundësinë dhe as kapacitetin për ti vërtetuar këto veprime,  që janë kusht për të shkarkuar një President.

I vetmi argument që kanë dhënë anëtarët e Komisionit dhe mazhoranca gjatë gjithë kësaj kohe, është fakti se Presidenti i Republikës i ka hequr të drejtën qytetarëve për të shprehur sovranitetin e tyre, dhe në këtë mënyrë ka cënuar rendin ksuhtetues duke ‘’shkelur rëndë’’ Kushtetutën dhe stabilitetin e saj. Edhe ky është një argument që nuk qëndron, pasi deri më tani nuk ekziston asnjë dekret që thotë se në Shqipëri nuk do të zhvillohen kurrë zgjedhje për pushtetin lokal.

Për të gjitha këto arsye, Komisioni Hetimor, është një komision pa objekt hetimi, dhe përballja e djeshme, ishte thjesht një rast tjetër ku gjëra të jashtëzakonshme trajtohen si të zakonshme. /Gazeta Liberale

 

Tags: komisioni hetimorMetapresidenti

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Lartë në Shkup

Kodheli “sqaron” shkresën e Tahirit

Takimi me Komisionin e Venecias/ Lleshaj: Shqiptarët nuk u bënë pjesë e dhunës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com