Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tahiri dënohet me 3 vite e 4 muaj burg, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Në Shqipëri, Gykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënoi sot me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove, nisur nga “pozita dhe funksioni kushtetutes përgjatë kohës së kryer së veprës penale: Përmasën e cënimit të interesave shtetërore; Shtrirjen në kohë dhe hapësirë të veprës penale dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe veprës”.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 12 vite burgim, duke ngritur ndaj akuza të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por sot Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Sipas gjykatësit “rezultojnë të provuara lidhja e qëndrueshme në kohë me Moisi Habilajn dhe Artan Habiljan. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm, kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në parandalimin dhe luftimin e këtyre veprimtarive kriminale, shoqëruar në të njejtën periudhë dhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të Policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjizbatuese, e shoqëruar me vazhdimësinë e ushtrimit të suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga Moisi Habilaj, në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari”.

Gjykatësi tha më tej se “Gjykata ka konstatuar shkallën e lartë të përhapjes së aktiviteteve së paligjshme, mbështetëse, furnizuese me lëndë të parë të trafikut të narkotikëve gjë që në vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimeve në mënyrë të paligjshshme të autoriteteve shtetërore dhe pasojën kriminale të ardhur”. Gjykatësi Pëllumbi vërejti se “nuk janë marrë masat për të vënë në efiçencë të plotë strukturën më të lartë drejtuese në Drejtorin e Policisë së Qarkut të Vlorës për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale”, ndërsa “zoti Tahiri provohet se ka përfituar nga Habilajt shërbime e përfitime të padrejta dhe se shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interasat e shtetit. Për rrjedhojë ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës”.

Pas këtij vendimi, zoti Tahiri ka pritur në sallën e gjyqit, për t’u transferuar në Drejtorinë e Policisë, prej nga do të dërgohet më pas drejt një burgu të sigurisë së zakonshme.

Menjëherë pas vendimit, ish ministri i Brendshëm ka bërë një postim në Facebook, duke folur për një padrejtësi. “Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Eshtë thjeshtë padrejtësi”.

Çështja ndaj ish ministrit Tahiri kaloi përmes një odiseje të gjatë gjyqësore. Në vitin 2019, ai u dënua në Shkallë të Parë nga gjykata, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë duke e cilësuar atë fajtor për “Shpërdorim të detyrës”. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në Shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit nga ana e saj, në qershor të vitit 2020, e riktheu për rishyrtim në Shkallë të parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e lartë, pasoi vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve proceduriale” gjatë oprocesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel me një gjetër trupë gjykuese, e cila pritet të shprehet përfundimisht më 4 shkurt.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019. /VOA

 

Tags: burggjykatësaimir tahiri

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike
Politikë

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Next Post
3.4 vite shërbim prove/ Tahiri ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

“Shumë politikanë nuk do t’i zë gjumi”, Tahiri disponon materiale

“O Viso, çoji dy paketa”, avokati i Tahirit kërkon cigare për ish-ministrin

“O Viso, çoji dy paketa”, avokati i Tahirit kërkon cigare për ish-ministrin

Artan Hoxha jep paralajmërimin e fortë: Tahiri di shumë për ata lart

Artan Hoxha jep paralajmërimin e fortë: Tahiri di shumë për ata lart







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com