Fundi i ish-ministrit Saimir Tahiri është burgu. Analisti Lorenc Vangjeli ka thënë në “Kontrast” se dënimi i Tahirit me burg ka tronditur shumë politikanë. Ai nuk përjashton mundësinë që si ish-ministër, Tahiri të ketë shumë materiale kompromentuese për një pjesë të politikës.
Lorenc Vangjeli tha se vetë Tahiri tashmë është në një pozicion delikat, teksa shtoi se dilema e vetme është nëse ish-ministri do t’i përdorë këto materiale apo jo.
“Po, zoti Tahiri ka materiale të cilat nëse do të dilnin në dritë, do të trishtonin shumë të majtë dhe të djathtë, emra të njohur të politikës shqiptare.
Dilema është nëse do t’i përdorë Saimir Tahiri këto materiale. Varet deri se në çfarë mase shihet se i ka vajtur uji në fyt Saimir Tahirit. Është në një pozicion delikat. Derisa Tahiri të gdhihet në qeli, shumë politikanë nuk do t’i ketë zënë gjumi”, tha Lorenc Vangjeli në “Kontrast” në Report Tv.