9 lëkundje tërmeti janë regjistruar nga orët e vona të natës, deri në orën 07:07 të mëngjesit të sotëm. Siç duket, toka ende nuk ka gjetur qetësi pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit.
Fatmirësisht magnituda e tyre ka qenë e ulët, në krahasim me tërmetin, që shkaktoi 50 viktima.
50 viktima, 41 persona ende në spitale, 3 prej të cilëve po kurohen jashtë vendit. Ky është bilanci, sipas kryeministrit Edi Rama, pas tërmetit tragjik.