Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Syri i keq i datës 6!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Syri i keq i datës 6!

Nga: Frrok Çupi

Në fakt, pak nga pak, portreti i frikshëm i luftës kundër Samitit Europian në Tiranë, në 6 dhjetor, erdhi duke u hijesuar.

Kryetari i luftës me kodin ‘Foltore’ është kthyer thuajse në fantazmë. Fantazma lëviz natën përmes lisave të vjetër, asgjë më shumë. Që nga kulmi i frikës se Berisha do të t’i ‘bënte gjëmën’ Perëndimit, duke e sulmuar me ushtat e Moskës; ja ku erdhëm në pikën e fundit, të ‘syrit të keq’. Askush nuk ka më lidhje me ta.

-Shshshshsht!- po bëjnë njerëzit prapa mureve!, mos e ngucni hijen e fantazmës; lëreni fantazmën të kalojë.

Shumë njerëz mendojnë se kjo është e mirë, domethënë kjo që shfaqet fantazma. Fantazma ka ekzistuar herët, që në lindjen e qytetërimeve dhe ka hyrë në ngjarjet e mira.

Kjo e tanishmja është ‘magjia’ më e fundit në botë: Saliu dhe Iliri rrëmbyen shpatat për të zhbi Shqipëri e shqiptarë dhe për t’i dhënë mësimin Perëndimit, por zoti i çoi të përballen me numrin 6. Numri 6 është data e dhjetorit 2022 kur në Tiranë mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian.

Në sensin romantik të numerologjisë, 6-a është më romantik se çdo numër tjetër. Numri 6, është i lumtur vetëm kur gjysma tjetër e tij është e lumtur.

Ju do të shikoni se si Saliu dhe Iliri, sapo të nisë Samiti, do të dalin në ekranet e tyre dhe do të thërrasin si fantazmat: ‘Po kjo ishte loja, ne e duam numrin 6; ne jemi dashuria, jo vdekja!’.

Në Teatrin e Sali- Ilir do të thuhet se ‘planin e kishim për mirë, edhe sikur të vrisnim ca njerëz, për mirë do të ishte!’. Ata kanë të drejtë ta thonë këtë, sepse gjithë vrasjet e viteve ‘96’97’98’2008, 2011, e ku ta dish sa shumë, i dolën për mirë Berishës, e sollën në pushtet. Prapë mprehu dhëmbët, kushedi sa do të vidhte përsëri.

Tani këta kanë zgjedhur t’i shërbejnë Samitit, por t’i shërbejnë përulësisht, si ‘syri i keq’. Këtu, te këta të dy ka mbetur e keqja…

Pffff!, Pffff!, po thonë magjistaret, mos na i ‘zëntë syri i keq’. Me emrin ‘Syri’ i lidh një biznes i përbashkët, por nuk është fjala për këtë.

Shqipërisë nuk i ka ndodhur gjë më e mirë në jetën e saj se sa të ulet Europa në kryeqytetin e saj, mes shqiptarësh. As në kryeqytetet e mëdha historikisht të shteteve fqinje rreth nesh, nuk ka ndodhur kurrë. Shqipëria tani është në krah të Aleancave dhe Institucioneve më të larta të Qytetërimeve. Vetë Shqipëria është kthyer në një bukuri të paparë deri më sot; miliona botërorë marrin rrugën drejt vendit tonë dhe kthehen për të ardhur prapë.

Si ta përfytyronim këtë ngjarje kaq të ndritur; si ta përfytyronim pa ‘hudhër’ e pa fantazma që të na përzinin syrin e keq?! Jo, kjo nuk do të shkonte.

Këta të dy, që kur ishin në jetë, kishin ulëritur se ‘do të na shikoni në shesh!’, kishin kërcënuar se ‘do tu bëjmë atë që u kemi bërë!’, kishin deklaruar se ‘në datë 6 do të shporrin qeverinë dhe … popullin’, dhe nënkuptonin se do të vrisnin Europën njësoj si ‘Ulkonjën e Romës’.

Forca e tyre përballë NATO, BE, Shqipëri…, është hijesuar gjer në shkallën që objektet dhe figurat konkrete, portretet… janë të shndërruara gati në hije.

Fallxhoret kanë zbarkuan në Bulevard e po bëjnë me shenja: ‘Shshshsht!, mos i zboni fantazmat, na ruajnë nga syri i keq’.

Kaq ishte.

Tags: BerishaFrrok Çupiprotesta

TË LIDHURA

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Next Post
Trit*l vilës së 54-vjeçarit në Sarandë. Pronari, ish-punonjës i administratës, u kallëzua në polici

Trit*l vilës së 54-vjeçarit në Sarandë. Pronari, ish-punonjës i administratës, u kallëzua në polici

Plagosi me th*kë vjehrrin dhe kunatin, zgjat shumë pak arratia për dhëndrin në Vlorë

Plagosi me th*kë vjehrrin dhe kunatin, zgjat shumë pak arratia për dhëndrin në Vlorë

Bonusi për bebet, e kanë përfituar prindërit e 36 mijë të porsalindurve këtë vit

Bonusi për bebet, e kanë përfituar prindërit e 36 mijë të porsalindurve këtë vit

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev
Bota

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev

by mirseda
22:50 | 17/06/2025
0

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja...

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

22:46 | 17/06/2025
“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

22:24 | 17/06/2025
Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

21:50 | 17/06/2025
Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

21:30 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com