Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Superliga, 17:00/Teuta-Partizani finale për titullin, ja situata në klasifikim

5 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha

Superliga shqiptare luan sot një finale për titullin.  Teuta-Partizani pritet të jetë ndeshja më deçizive e sezonit për vetë pozitat në tabelë që kanë skuadrat. E para pret të dytën. Diferenca 3 pikë, po aq sa të jep një fitore.

Java e 34-t e Superligës luan sot 5 takime në të njëjtin orar: 17:00

Teuta-Partizani

Tirana-Laçi

Kukësi-Bylis

Vllaznia-Kastrioti

Skënderbeu-Apolonia

Teksa kemi hyrë në fazën e verdikteve, kampionati ynë është bërë më interesant se kurrë. Luhet për çdo objektiv me një përjashtim të vogël, Apoloninë e Fierit që ka rënë matematikisht një kategori më poshtë.

Titulli është i hapur me 4 skuadra që pretendojnë vendin e parë. Diferenca mes 4 të parave është 5 pikë kur kanë mbetur dhe tre ndeshje për secilin ekip, pra 9 pikë në lojë.

1-Teuta 62 pikë

2-Partizani 59 pikë

3-Laçi 57pikë

4-Vllaznia 57 pikë

Kombinimet dhe llogaritë kanë nisur, ekipet janë me laps në dorë. Nëse Teuta mund sot Partizanin diferenca shkon në 6 pikë dhe titulli për durrsakët do të jetë pothuajse i sigurtë pasi do t’i mjaftonte 1 pikë në dy ndeshjet e fundit ose një hap fals i Partizanit.

Nëse kryendeshja e javës mbyllet në barazim, lufta shkon deri në fund e nxehtë. Një rezultat i tillë do të rifuste seriozisht në valle edhe Laçin dhe Vllazninë, në rast se këta kapitalizojnë ndeshjet e tyre.

Skenari ku Partizani mund Teutën në Durrës është ai më intriguesi. Dy të parat barazohen me pikë dhe në ndeshje direkte bilanci do të shkonte: 1 fitore Partizani dhe 3 barazime. Kjo gjë do të thotë se Partizani merr vendin e parë dhe e merr në dorë situatën. Gjithashtu Laçi dhe Vllaznia, në rast fitoresh eventuale, do të afroheshin me vetëm nga 2 pikë nga të dyja ekipet e kreut.

Përsa i përket mbijetesës, Skëndërbeu pret të arrijë një trepikësh të lehtë në Korçë pasi kundërshtari jo vetëm që është ekipi më i dobët i kampionatit (sipas shifrave) por edhe ka rënë matematikisht dhe nuk ka aq motiv sa korçarët.

Bylisi viziton Kukësin në ‘Elbasan Arena’ me misionin 3 pikë ndaj një kundërshtari që nuk ka më shanse për t’u ngjitur në renditje siç është Kukësi.

Kastrioti ka misionin më të vështirë dhe mund ta shohë veten në telashe pasi kundërshtari i tyre luan për kreun. Vllaznia do të bëjë të pamundurën për të përfituar nga përballja mes dy të parave dhe në këtë rast Kastrioti penalizohet ndjeshëm. /t.kotorri/

Tags: partizaniSuperligateuta

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Next Post

Saga e vrasjeve/ E shkuara e errët e 32-vjeçarit, mesazhi që e nxori në rrugë

Nishani zbulon ‘misionin e fshehtë’ të Bashës

Sulme të reja ajrore mbi Rripin e Gazës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com