E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Saga e vrasjeve/ E shkuara e errët e 32-vjeçarit, mesazhi që e nxori në rrugë

Krimi nuk ka të ndalur në vend, ku protagonistë të ekzekutimeve dhe atentave mafioze bëhen persona me precedentë penalë. Rastet e fundit të cilat kanë tronditur vendin, demostrojnë sofistikimin e krimit të organizuar. Rivaliteti mes bandave të armatosura, tregojnë se sa është rrënjosur krimi në Shqipëri. Lidhjet me bandat kriminale po bëhen gjithmonë e më të forta. Kjo javë ka nisur me një tjetër humbje jete. Një i ri është vrarë me armë zjarri, ndërsa familja kishte tre ditë që e kishte shpallur të zhdukur. Gjatë natës, raporton policia, kanë gjetur trupin e pajetë të 32-vjeçarit Endri Mustafa, ku thuhet se është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve, në lagjen Guerile në Shkodër.

I ndjeri rezulton i akuzuar për plagosje, grabitje e fajde. Endri Mustafa është një person i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, por detajet që kanë dalë në dritë, të nxjerrin tek një pistë e sigurtë. Se autorët e kanë mirëmendur deri në detaje, i kanë zënë pritë dhe e kanë vrarë pa pikë mëshire.

Burimet, ende jo zyrtare bëjnë me dije se tre ditë më parë, viktima kishte marrë mesazhe në celularin e tij, ku i kërkohej që të dilte jashtë. “Eja dil pak”, është teksti i shkurtër që viktima ka marrë për të dalë nga banesa. Prej asaj dite ai është larguar dhe nuk është kthyer më, ndërsa u gjet i vrarë me armë zjarri pranë vendit të quajtur Livadhë.

Familjarët të shqetësuar për fatin e 32-vjeçarit, kanë kërkuar ndihmën e policisë, por më kot!


Vrasja e Endri Mustafës. Cila ishte lidhja me “bandën e fajdexhinjve”

Endri Mustafa njihet prej kohësh si i përfshirë në “bandën e fajdexhinjve”, i dënuar për plagosje. Ai është dënuar më herët për plagosje, që në moshën 20-vjeçare, ndërsa më pas ka qenë i përfshirë në “bandën e fajdexhinjve” dhe në vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër. Në vitin 2009, Endri Mustafa, asokohe vetëm 20 vjeç, ka plagosur me armë zjarri një moshatar dhe është larguar nga vendngjarja. Në atë kohë, kanë qenë shokët e tij të cilët i kanë fshehur armën e tij të zjarrit nëpër male. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 dhjetor 2009. Ai u dënua për plagosjen e moshatarit të tij, shtetasit A.Muslia, të cilin e qëlloi me një plumb në zonën e kofshës.


“Karriera” e Endri Mustafës

Në dhjetor të vitit 2014, Endri Mustafa ka plagosur me armë zjarri 31-vjeçarin Ylli Lisaj. Pas plagosjes, Mustafa ia doli të largohej duke shpëtuar falë errësirës dhe njohjes së zonës. Plagosja e 2 të rinjve në Shkodër zbuloi arsenalin e armëve, dhe lidhjen e Mustafës me dy vëllezërit e vrarë, Brahim dhe Astrit Bilali. Më konkretisht më 7 qershor, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar 2 shtetas me iniciale E.Gj, 27 vjeç dhe G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga kjo ngjarje, policia zbuloi se 27-vjeçari i plagosur ishte vënë nën kërcënimin e disa personave, të cilit i kishin marrë 1.5 milion lekë të vjetra dhe një iphone. Në këtë moment u arrestuan 4 persona, mes tyre edhe Endri Mustafa.
Ajo që e lidhi Mustafën me dy vëllezërit Bilali, djali i Astrit Bilalit, i vrarë në prill të 2019-tës. Djali i Astrit Bilalit u shpall në kërkim, ndërsa i ati bashkë me të vëllain, Brahim Bilali u arrestuan pasi në shtëpitë e tyre, policia gjeti një arsenal të vërtetë armësh.

Arrestimet dhe arsenali i armëve në vitin 2017

Hetimi nisi me denoncimin e shtetasit me iniciale E.G., të cilit nën kërcënimin e armës, në lagjen Guerile, i kishin marrë 150.000 lekë të reja dhe një telefon i-phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMË X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.
Policia e Shkodrës njoftoi se menjëherë kishte kryer operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
– Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
– S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
– Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).
Po kështu u bë shpallja në kërkim e shtetasit me inicialet A.B, 27 vjeç, banues në Shkodër.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M. Në cilësinë e provës materiale, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2 gëzhoja model 54 dhe 1 predhë.
Por, pas këtij operacioni nisi kontrolli në banesa, nga ku u sekuestruan prova materiale:
– 6 automjete të ndryshme (Në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë u gjetën)
– 2 antiplumba
– 305 copë fishekë model 56
– 5 krehëra armë zjarri automatikë
– 2 krehëra pistoletë TT
– 5 skafandra motori
– 4 maska dhe 4 (katër) kapuçë me ngjyrë të zezë
– 7 copë fishekë model 54
– 3 gëzhoja model 54
– rroba me mbetje si njolla gjaku,
– 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
Në vijim të njëjtit aksion u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 1 armë gjahu çifte
– 1 pistoletë me mulli pa numër
– 1 armë gjahu shotgan
– 1 thikë dhe 25 copë fishekë, të cilat i posedonte pa leje.
Njëkohësisht, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 3 armë zjarri kallashnikov
– 1 silenciator me ngjyrë të zezë.
– 1 armë zjarri automatikë e shkurtër, me krehër, me silenciator, pa numër
– 2 krehëra pistoletë TT dhe 3 krehëra me fishekë automatiku.
– 7 kallepë tritoli 200 gram
– 1 kuti me kallëpë tritoli,
– 10 kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12 kapsolla detonatore pa përcjellësa,
– 23 fishekë armë gjahu kalibri 12 mm,
– 190 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :   Adoleshentja që filmoi vrasjen e Floydit fiton çmimin Pulitzer
Lexo edhe :   Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

“Historia e gjobvënieve”

Historia e gjobvënieve ka vijuar të ketë të arrestuar dhe viktima në Shkodër. Kështu, nga operacioni që u zhvillua më 14 mars 2019, RENEA, FNSH dhe Shqiponja arrestuan 22 persona në akuzën e “gjobëvënies”, ndërsa në kërkim u shpall djali i Berhan Alijas, Jonuz Alija dhe viktima e sotme, Endri Mustafa. Ata jepnin para me fajde dhe në një nga përgjimet, djali i Alijës i thoshte personit që i kishte marrë 74 mijë euro “mos harro borxhin e babës”.

Hetimi për bandën e fajdexhinjve u mbyll, dhe përpara se të gjendej nga policia, Endri Mustafa u gjet nga vrasësit e tij. I apasionuar pas hipizmit dhe lojërave me kuaj, ai sot është vrarë dhe ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e vrasjes së tij.
Sa i takon ekzekutimit të Endri Mustafës, Policia e Shtetit njofton me anë të një deklarate për mediat se viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në Livadhe, në lagjen Guerile, i vrarë me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:
Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në Livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...